Si rezultat i efekteve negative të luftës në Ukrainë, prodhimi industrial në eurozonë dhe në mbarë BE-në u tkurr ndjeshëm në mars, por Bullgaria ka shënuar rritje të konsiderueshme. Sipas të dhënave të para të prodhimit të Eurostat, të cilat pasqyrojnë efektin real të krizës në Ukrainë, vendi ynë renditet në një nga vendet kryesore në BE. Për nga rritja më e madhe e prodhimit Bullgaria (me 5%) dhe Greqia (gjithashtu me 5%) janë pas Lituanisë (me 11.3%), Estonisë (me 5.1%), ndërsa rënia më e fortë e prodhimit në bazë mujore u raportua në Sllovaki (me 5.3%), Gjermani (me 5%) dhe Luksemburg (me 3.9%). Në muajin mars, në bazë vjetore, prodhimi industrial në Bullgari u rrit me 19.1%, pas rritjes me 14.8% në shkurt, me rritje më solide të raportuar vetëm në Lituani (me 25.9%). Rënia më e madhe në bazë vjetore u raportua në Sllovaki (me 7.3%), e ndjekur nga Irlanda (me 5.5%) dhe Gjermania (me 4.1%).
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..