Eurodeputeti bullgar nga “Rinovo Evropën” Illhan Kjuçuk i dërgoi një letër zëvendëspresidentes së Komisionit Evropian për transparencën dhe vlerat Vera Jourová dhe komisionerit të drejtësisë të BE-së Didier Reynders duke i informuar ata për një gjuhë urrejtjeje në Parlamentin bullgar. Bëhet fjalë për komente vulgare të liderit të partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, drejtuar nënpresidentes amerikane Kamala Harris.
Kjuçuk do t'i kërkojë komisioneres evropiane Jourová të jetë konkrete në përgjigjen e saj, duke përcaktuar veprime konkrete për ta kriminalizuar gjuhën e urrejtjes, veprime të cilat, sipas tij, do të marrin mbështetjen e Parlamentit Evropian. Informacioni i përket korrespondentes së BNR Angelina Piskova.Për të tetën ditë nuk ka asnjë gjurmë nga djali i zhdukur 13-vjeçari me sindromën Down në fshatin Konare të qytetit Stara Zagora, u bë e qartë nga një deklaratë e ministrit të brendshëm Atanas Illkov. Nikollaj u zhduk më 17 dhjetor – sipas nënës..
Policia Metropolitane po shton praninë e policëve në festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, njoftoi Drejtoria Metropolitane të Punëve të Brendshme. U rrit numri i patrullave antiterroriste në zonën qendrore të qytetit. U ndërmorën edhe masa të..
Në pritje të Lindjes së Krishtit, Kisha Ortodokse hap dyert për shërbesat e sotme, që lajmërojnë përmbushjen e misterit të mishërimit të Zotit. “Të rijetojmë Lindjen e Krishtit në shërbesat solemne për të pritur siç duhet Birin e Zotit, i cili zbret..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..