Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjuhë urrejtjeje në Parlamentin bullgar, sinjalizoi eurodeputeti bullgar Illhan Kjuçuk

Illhan Kjuçuk
Foto: BGNES

Eurodeputeti bullgar nga “Rinovo Evropën” Illhan Kjuçuk i dërgoi një letër zëvendëspresidentes së Komisionit Evropian për transparencën dhe vlerat Vera Jourová dhe komisionerit të drejtësisë të BE-së Didier Reynders duke i informuar ata për një gjuhë urrejtjeje në Parlamentin bullgar. Bëhet fjalë për komente vulgare të liderit të partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, drejtuar nënpresidentes amerikane Kamala Harris.

Kjuçuk do t'i kërkojë komisioneres evropiane Jourová të jetë konkrete në përgjigjen e saj, duke përcaktuar veprime konkrete për ta kriminalizuar gjuhën e urrejtjes, veprime të cilat, sipas tij, do të marrin mbështetjen e Parlamentit Evropian. Informacioni i përket korrespondentes së BNR Angelina Piskova.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2024

Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..

botuar më 24-07-09 7.40.MD

PP nuk do të marrë pjesë në bisedimet për formimin e qeverisë

Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..

botuar më 24-07-09 6.23.MD

GERB-SDS nuk do të mbështesë as mandatin e dytë dhe as të tretë eksplorues

Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..

botuar më 24-07-09 4.11.MD