Eurodeputeti bullgar nga “Rinovo Evropën” Illhan Kjuçuk i dërgoi një letër zëvendëspresidentes së Komisionit Evropian për transparencën dhe vlerat Vera Jourová dhe komisionerit të drejtësisë të BE-së Didier Reynders duke i informuar ata për një gjuhë urrejtjeje në Parlamentin bullgar. Bëhet fjalë për komente vulgare të liderit të partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, drejtuar nënpresidentes amerikane Kamala Harris.
Kjuçuk do t'i kërkojë komisioneres evropiane Jourová të jetë konkrete në përgjigjen e saj, duke përcaktuar veprime konkrete për ta kriminalizuar gjuhën e urrejtjes, veprime të cilat, sipas tij, do të marrin mbështetjen e Parlamentit Evropian. Informacioni i përket korrespondentes së BNR Angelina Piskova.Përballë alternativës së një qeverie me kompromise ose zgjedhje të reja pa kompromis, 75.9% e bullgarëve janë për një qeveri, 19.4% - për zgjedhje dhe 4.7% - hezitojnë. Këtë e tregon një anketë e pavarur telefonike e Agjencisë së re Sociologjike..
Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore do të bjerë borë. Në orët e natës dhe të mëngjesit do të ketë ngrica..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë euro, njoftoi guvernatori rajonal i qytetit, Dragomir Draganov. Projektimi i objektit pritet të..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..