Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festojmë Ditën e Shenjtorëve Konstantin dhe Elena

Foto: BGNES

Më 21 maj është festa e Shenjtorëve Konstantin dhe Elena të respektuar nga kisha si apostuj të barabartë. Konstantini ishte perandori i parë romak i krishterë i njohur zyrtarisht.Në vitin 313, nëpërmjet Ediktit të Mediolanës, të lëshuar nga Licinius dhe Kostandini i Madh, krishterimi u shpall i barabartë me fetë e tjera. Falë tij, persekutimi i të krishterëve pushoi.Sipas disa burimeve, Konstantini dërgoi në Jeruzalem nënën e tij të devotshme Elenën, e cila ishte tashmë 80 vjeçe, duke e udhëzuar atë të gjente dhe transportonte relikte të krishtera. Legjendat tregojnë se pikërisht Elena ka treguar vendin, në të cilin janë gjetur tre kryqe, mes të cilave ka qenë dhe Kryqi i Shenjtë, në të cilin ka qenë i gozhduar Krishti. Sipas udhëzimeve të saj dhe me mjete të saj, janë ndërtuar disa kisha - në Betlehem, në malin e ullinjve Eleon dhe të tjera. Dhjetëra kisha në Bullgari kremtojnë festën e tempullit në këtë ditë, disa prej të cilave kanë qenë vende kulti në Mesjetën e Hershme.

Në rrethin e Stranxhës me ikonën e shenjtorëve nestinarët /njerëz që kërcejnë mbi prush/ vallëzojnë vallen e tyre të zjarrtë, por ata zakonisht e shënojnë festën më 3 qershor, sipas stilit të vjetër. Në rajonet e tjera të vendit ekzistojnë tradita të ndryshme, të cilat realizohen në këtë ditë. Në disa vendbanime thyejnë lastarët e hardhive, në të tjera - tufat e kafshëve nxirren në mënyrë rituale për të kullotur, siç veprohet në Ditën e Shën Gjergjit etj.

Sipas këngëve popullore, të cilat u kushtohen Konstantinit dhe Elenës, mjaft interesante janë imazhet nga fshatrat e nestinarëve në rrethin e Stranxhës, të cilët tregojnë histori, të lidhura me ritin e lashtë. Si për shembull “Janë nisur Shën Konstantini dhe Elena” në interpretim të Manoll Mihajllovit, ku shenjtorët shkojnë për vizitë tek gjyshja Nuna dhe gjyshja Zllata (nestinare të njohura nga fshati Bëllgari, personalitete të cilat kanë ekzistuar realisht). Ulen bashkë në tavolinë “të hanë bukë” dhe merren vesh të takohen në “Ditën e Shën Konstantinit”, kur “gajdja luan dhe daullja kërcet e dëgjohet”. 

Rreth festës së Shenjtorëve Konstantin dhe Elena në shumë fshatra të Stranxhës bëhet i ashtuquajturi “panagir” ( tubim i fshatit), i cili kthehet në një festë gazmore me shumë këngë dhe valle. Për një festë të tillë përgatitet dhe heroi nga “Dimoja i fliste nënës” në interpretim të Marina Parushevës nga fshati Inxhe vojvoda, rrethi i qytetit Burgas. 

Më 21 maj festojnë dhe të gjithë të cilët mbajnë emrat e apostujve të shenjtë të barabartë Konstantin dhe Elena - Ellka, Elenko, Lena, Lenka, Lenko, Kostadin, Kostadinka, Dinko e të tjerë. Për nder të festës tingëllojnë këngë, në të cilat përmenden këta emra. Mes tyre zgjedhim këngën gazmore nga repertori i Dobra Savovës, në të cilën Elenka është e bukur dhe fine si “sythi i trëndafilit”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD

Festivali i qëndistarisë paraqet traditën e qëndisjes në fshatin Vardim

Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..

botuar më 24-07-27 7.35.PD

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD