Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

7 veçori të bullgarëve, të cilët i çuditin të huajit

Foto: Pixabay

Bullgaria është një vend i bukur, i qetë dhe i sigurt, ndërsa bullgarët janë një popull mikpritës dhe krenar, gjithmonë të gatshëm për të treguar më të mirën nga vetja para pjesës tjetër të botës. Por ka veçori tipike bullgare, të cilat janë të pakuptueshme për të huajin kureshtar. Ja disa prej tyre:

Të mos diskreditohemi para të huajve” është një frazë tipike bullgare. I huaji është i përkujdesur si një “vezë e lyer”. Qëllimi është të mos dyshojë për asnjë moment mikpritjen e famshme bullgare - një çështje nderi për çdo mikpritës që respekton veten. Por ndonjëherë është shumë - nikoqirët do t'ju trajtojnë si mikun e tyre më të mirë dhe do të ofendohen rëndë nëse nuk uleni në tryezën e familjes për t’u argëtuar deri në orët e vona, ose do të këmbëngulin t’ju shoqërojnë kudo për t’ju treguar atraksionet lokale etj.


Kujdes! “Po” do të thotë “Jo”. Kur një i huaj vjen për herë të parë tek ne, ai mund të gjendet në një situatë konfuze për shkak të mënyrës se si u përgjigjemi pyetjeve të tij. Arsyeja? Ne tundim kokën në të kundërtën për “po” dhe “jo” nga pjesa tjetër e botës. Me fjalë të tjera, një tundje e vetme e kokës lart e poshtë në bullgarisht do të thotë një përgjigje negative, ndërsa rrotullimi i saj horizontalisht është në fakt një sinjal pozitiv i pajtimit.

Bullgarët rrallë herë buzëqeshin, nuk u pëlqen t’u tregojnë emocionet e tyre të panjohurve. Ky seriozitet i zymtë të cilin ne nuk e vëmë re, bënë përshtypje të fortë dhe perceptohet si shfaqje e ftohtësisë dhe mungesë edukimi. Por sapo e njeh temperamentin tonë të nxehtë dhe përgjegjshmërinë tonë, i huaji ndryshon shpejt mendimin e tij fillestar dhe madje “i vjen keq” që u mashtrua kaq sipërfaqësisht nga pamja. 


Sofra festive, argëtime deri në agim! Nëse ka një gjë që njerëzit tanë e zotërojnë deri në përsosmëri, ajo është aftësia për t’u çlodhur dhe për t’u argëtuar pavarësisht krizave ekonomike dhe privimit kronik. Të huajt pyesin veten se si jemi një nga vendet më të varfra në BE, dhe restorantet tona janë gjithmonë plot - nga pijetoret në fshatin më të largët dhe të shpopulluar deri te kafenetë, tavernat dhe restorantet gustator në qytete.


Me këpucët deri këtu! Nëse jeni të ftuar si mysafir, është mirë të respektoni tiparin tonë të mëposhtëm - bullgarët kujdesen shumë për pastërtinë, ndonjëherë kjo çon në mani. Bëhuni gati të jeni të ftuar me dashamirësi të hiqni këpucët që nga pragu i derës, në mënyrë që të mos ndotni qilimin ose parketin e lisit. Për këtë qëllim, mund t’ju paraqiten pantofla të buta për t’ju bërë të ndiheni si në shtëpinë tuaj.


Kuzhina bullgare është pikante, shpesh e kripur, ndonjëherë e yndyrshme dhe mjaft orientale. Po, sallata “Shopska”, byreku, grilli miks, patatet e skuqura me djathë dhe shijet e tjera bullgare vlerësohen denjësisht nga mysafiri i huaj.

Por shpeshherë gjellët pikante dhe të kripura, erëzat dhe aromat e forta, i vjen atij më shumë. Përveç kësaj, nuk pranohen gjithmonë pa rezerva boza, kefiri i kripur, taratori, çorba plëndësi, paçe, veshët e derrit të pjekur në skarë dhe një galaktikë të tërë ushqimesh të çuditshme, herë të buta, herë të tjera tepër pikante ose të yndyrshme për shijen e të huajve.

Për të spërkatur ujë për fatbardhësi. Bullgarët janë të bindur se uji ka fuqi pastruese, gjallëruese. Mos u shqetësoni nëse mikpritësi derdh ujë para jush përpara se të niseni për në aeroport. Kur një pjesëtar i familjes largohet nga shtëpia për një ngjarje të veçantë, si dita e parë e shkollës, provimi, matura, dasma apo udhëtimi jashtë vendit, bullgari nuk mungon të spërkasë ujë para derës hyrëse me urimin ritual “Sukses” ose “Paç fat!”. Dhe në asnjë rast mos u ktheni mbrapa, me pretekstin se keni harruar pasaportën në komodinë, sepse magjia do të avullojë dhe fati do t’ju lërë!

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Pixabay, BGNES, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD