Filmi gjerman “The Sausage Run” /“Gara e sallamit”/ i regjisorit Thomas Stellmach është fituesi i madh në edicionin e 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar Golden Kuker /"Kukeri i Artë"/. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në sallën e Akademisë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe Filmit. “The Sausage Run” /“Gara e sallamit”/ paraqet historinë e një qengji të vogël të shfaqur me ndihmën e teknikës klasike të animacionit. Subjekti i filmit është pjesërisht i frymëzuar nga përralla e vëllezërve Grimm "Kësulëkuqja".
Kryetari i jurisë ishte regjisori argjentinas dhe anëtar i Akademisë së Hollivudit, Juan Pablo Saramella. Pas festivalit, Saramella do të mbajë një klasë master në Bullgari për studentët. Këtë vit, programi i festivalit në Sofje përfshiu 120 filma të përzgjedhur nga gjithsej 2700 tituj nga 98 vende.Shkencëtarët nga Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me një Muze Etnografik në Akademinë Bullgare të Shkencave kanë vizituar dhe studiuar dhjetëra vende në Turqi, Greqi, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Serbi, Rumani, Shqipëri, Rusi, Itali, Hungari..
Ekspozita e stilistit të famshëm çek të porcelanit dhe qeramikës Roman Shedina mbetet pjesë e programit kulturor të Qendrës Çeke në Bullgari. Pas vizitës në Sofje, ajo mund të shihet në Burgas deri në fund të gushtit. Ekspozita është pjesë e..
11 stacione të transportit publik në Sofje morën një pamje të re. Ato janë pjesë e nismës "Arti për Diplomacinë" (“Art4Diplomacy”) të Petja Ilievës, e cila i shndërroi konstruksionet e tyre në një hapësirë ekspozite me imazhe arkitekturore të..