Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati Breznica – çudia e vogël ekonomike e Jugperëndimit bullgar

Foto: @breznitsa

Fshati Breznica u bë i njohur si fshati i milionerëve, për shkak të shtëpive të pasura me makina luksoze të parkuara përpara, ndërmarrjeve të lulëzueshme dhe standardit jashtëzakonisht të lartë të popullsisë. “Milioner është një thënie mjaft e fortë, thjesht kemi njerëz punëtorë dhe iniciativë, biznesi i të cilëve po shkon mirë”, thotë Isa Sakali, i cili që nga viti 2013 është kryetar i bashkisë së fshatit që numëron rreth 2600 banorë. Prej tyre rreth 60 veta janë të krishterë - të tjerët janë myslimanë. Të dyja komunitetet jetojnë në paqe dhe mirëkuptim dhe e ndihmojnë njëri-tjetrin - mësojmë nga kryetari i bashkisë.


Gjëja e parë e cila bën përshtypje këtu janë dy tempujt, të vendosur njëri përball tjetrit - xhamia dhe kisha. “Në sajë të biznesit vendas dhe të dhuruesve tanë që të dyja janë të riparuar”- lëvdohet Isa Sakali. Deri përpara disa vjetëve, jetesa kryesore e njerëzve në Breznica ishte prodhimi i duhanit. Por gjërat ndryshojnë:

“Më përpara kishim rreth 200 prodhues të duhanit, prodhonim rreth 110 tonë duhan në vit. Gjatë vitit 2020 në fshat mbetën vetëm disa prodhues, gjatë vitit 2021 kishim vetëm një, kurse sivjet - asnjë. Shkaku është se bujqësia në Bullgari nuk subvencionohet, nuk mbështetet nga shteti dhe njerëzit këtu janë kthyer ndaj prodhimit industrial, i cili jep të ardhura shumë më të mira dhe më të sigurta”, thotë Isa Sakali.


Sot, fshati piktoresk në malin Pirin mburret me 22 ndërmarrje të vogla, të mesme dhe të mëdha, me një shkollë të mrekullueshme me 400 nxënës, një kopsht me 215 fëmijë dhe ... me mungesë të fuqisë punëtore. Sepse këtu konkurrenca midis vetë ndërmarrjeve për të tërhequr më shumë punëtorë është e madhe, si dhe pagat, mësojmë nga kryetari i bashkisë. Dhe akoma:

“Ndërmarrjet tona të mëdha bazë punojnë në ishleme (prodhimi i diçkaje me materialet e klientit dhe pagesa për një copë). Materialet sillen këtu dhe pas kësaj prodhimi eksportohet kryesisht për tregjet e Bashkimit Evropian. Disa prodhojnë veshje  për marka shumë të njohura botërore. Një nga fabrikat tona punon kryesisht për strukturat e specializuara të Bashkimit Evropian, dmth veshje policie, zjarrfikëse, ushtarake…Disa njerëz punojnë në industrinë e nxjerrjes së drurit. Kemi dhe një ndërmarrje ushqimore e cila, përveç rajonit tonë, furnizon me mallra pothuajse të gjitha vendet evropiane. Por, të mos lëmë pa përmendur dhe faktin që,  Breznica ndodhet midis dy kufijve - një orë deri në atë grek dhe 2 orë nga kufiri i Maqedonisë Veriore. Kjo është një shtysë e madhe për zhvillimin tonë, sepse komunikimet tona janë perfektë”, thotë Isa Sakali.


Por, si ndikon pandemia dhe lufta në biznesin lokal? Rezulton se, ndërtimi në fshat ka pësuar dëme më të shumta – ai është tkurrur rëndë për shkak të rritjes së paparë të çmimeve. Për ndryshe ndërmarrjet nuk kanë pushuar së punuari edhe në momentet më të rënda të pandemisë, as tani rreth konfliktit ushtarak në Ukrainë.


Njerëzit këtu janë iniciativë, punojnë shumë, por gjithashtu duan të pushojnë në natyrë. Breznica është mbase fshati i vetëm në Bullgari me një zonë të vet të veçantë të vilave, ku ndodhen mbi 40 vila të bukura private të banuesve vendas. Fare afër është ngritur një hotel. Kurse kryetari i bashkisë së fshatit Isa Sakali tanimë po mendon një projekt për ndërtimin e eko-shtigjeve deri në dy ujëvarat aty pranë. Kështu, përveç industrisë së lehtë, vendasit duan të zhvillojnë edhe një biznes tjetër shumë fitimprurës - turizmin.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: @breznitsa, su-breznica.com, pirintreyding.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD