Çdo vit më 2 qershor bullgarët nderojnë kujtimin e poetit-revolucionarit Hristo Botev dhe të Vdekurve për Lirinë e Bullgarisë. Brezat mirënjohës bëjnë homazhe dhe vendosin kurora dhe lule përpara monumenteve të shumta të Botevit në Bullgari. Megjithatë, nuk ka shumë vende ku bullgarët që jetojnë jashtë atdheut mund të bëjnë homazhe.
Një monument i Botevit është ngritur në parkun VIP të UNESCO-së në qytetin austriak Gols, provincën Burgerland. Iniciativa për krijimin e tij erdhi nga miku i madh i Bullgarisë në Austri - profesor Nick Titz. Është vepër e shokut të Titz-it nga qyteti bullgar Stara Zagora - skulptorit Kunjo Zhelev.
Monumenti i Botevit në Gols u zbulua zyrtarisht më 2 qershor 1996. Që atëherë, në Ditën e Botevit, ai mbledh bullgarë mirënjohës jo vetëm nga Austria, por edhe nga Hungaria fqinje, Sllovakia dhe Republika Çeke.
Në Argjentinë, po në vitet 90-të të shekullit XX, në provincën Çako, u ngrit një monument i Hristo Botevit. Në këtë rreth është komuniteti më i madh bullgar në këtë shtet të Amerikës Latine, i cili vazhdon të nderojë traditat dhe ndërgjegjen bullgare.
Me kalimin e viteve, vendi ku ngrihet busti i Botevit u afirmua si një kënd bullgar, gjë që duket nga tabela e vendosur në hyrjen e kompleksit – “Rrugica e Republikës së Bullgarisë”, thekson Asja Ivanova, kryetare e Asociacioni Civil “Bullgarët në Argjentinë”.
Tradicionalisht, çdo vit, më 2 qershor, në Besarabia nderohet kujtimi i Botevit dhe të vdekurve për lirinë e Bullgarisë.
Në kryeqytetin moldavian, Kishinau, në rrugën “Hristo Botev” që nga viti 1977 ngrihet një monument kushtuar heroit bullgar .
Një vit më vonë, me rastin e 100-vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë, në qytetin ukrainas, Izmaill, u inaugurua një monument i Hristo Botevit. Busti u bë nga një skulptor vendas - Mihaill Nedopak.
Revolucionari bullgar nderohet edhe në qendër të Odesës. Monumenti i Hristo Botevit ndodhet në kryqëzimin e rrugëve “Prohorovska” dhe “Meçnikova”.
Dy vite më parë, ai ra viktimë e vjedhësve që arritën të merrnin bustin e bronztë së bashku me pllakën e granitit mbi të cilën është mbishkrim i monumentit. Restaurimi i monumentit ishte rezultat i reagimit të shpejtë të Organizatës Publike Mbarëukrainase “Kongresi i Bullgarëve në Ukrainë”.
Përpiloi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, bgsleda.com, Asociacioni Civil “Bullgarët në Argjentinë”
Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..
Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..