Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kirill Petkov: “Lufta do të ndalet kur ushtria ruse do të dëbohet nga Ukraina”

Foto: EPA/BGNES

Mënyra e vetme për të arritur paqen është duke e shtyrë ushtrinë ruse nga Ukraina - përndryshe do të ketë një konflikt të ngrirë me paqëndrueshmëri dhe më shumë viktima. Këtë e deklaroi Kryeministri Kirill Petkov gjatë Forumit Ndërkombëtar GLOBSEC në Bratislavë. Në fjalinë e tij, kryeministri theksoi se ukrainasit po luftojnë për Evropën, ndaj është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të jetë i bashkuar në mbështetjen e tij. Kirill Petkov tha gjithashtu se nevojitet një qasje strategjike në temën e infrastrukturës dhe lidhjes së kontinentit për të plotësuar zbrazëtirat logjistike. Ai njoftoi gjithashtu se Bullgaria do të riparojë 80 tanke ukrainase.

Paketa e gjashtë e sanksioneve kundër Rusisë u miratua nga përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE-së. Me kërkesë të Hungarisë, Patriarku rus Kirill, emri i të cilit fillimisht u përmend për shkak të mbështetjes së tij për luftën, u hoq nga lista e individëve të sanksionuar.

Paketa përfshin një zgjidhje kompromisi për të shkurtuar 90 për qind të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit, por parashikon një sërë përjashtimesh specifike për vende të veçanta nga zbatimi i embargos. Mes tyre është edhe Bullgaria, e cila do të vazhdojë të blejë naftë ruse deri në fund të vitit 2024, siç tha tashmë Kirill Petkov. Vendimi do të miratohet sot me procedurë të shkruar dhe do të publikohet menjëherë në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Në një fjalim video në ditën e 100-të të luftës, presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski tha se nuk ka ndonjë ndryshim domethënës në situatën në Severodoneck, ku po zhvillohen luftimet më intensive. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në Ukrainë sisteme rakete artilerie shumë të lëvizshme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti zgjati me 6 muaj negociatat me Ukrainën për pajisjet bërthamore ruse

Me votat e GERB, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) dhe “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS), parlamenti vendosi të zgjasë me 180 ditë negociatat mes ministrit bullgar të energjisë dhe homologut të tij ukrainas për..

botuar më 24-09-11 3.16.MD
Bojko Borisov

Udhëheqësi i GERB-it Bojko Borisov bëri thirrje për pragmatizëm në politikë

Lideri i GERB-it Bojko Borisov njoftoi se u jep dorën partive nga formacioni PP-DB për të kërkuar një opsion qeverisjeje pas zgjedhjeve, njoftoi reporteri i BNR në parlament Daniel Inkov. Borisov theksoi se pragmatizmi në politikë duhet të mbizotërojë..

botuar më 24-09-11 12.51.MD

Fondacioni “Dhuro një libër” mbështet fëmijët e privuar nga kujdesi prindëror

Para fillimit të vitit shkollor Fondacioni “Dhuro një libër” grumbullon fletore, atlete për edukimin fizik, çanta shkollore, si dhe çanta shpine plot me materiale edukative për shtëpitë me fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror. Fondacioni prej 14..

botuar më 24-09-11 12.01.MD