Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Opozita parlamentare nuk do të mbështesë një qeveri të pakicës

Toma Bikov
Foto: BGNES

Deputeti i forcës kryesore opozitare GERB-SDS Toma Bikov komentoi krizën qeveritare me këshillin se “nëse do të ishim në vendin e Kryeministrit Kirill Petkov, fillimisht do të kërkonim votëbesimin para se të flasim për qeveri minoritare”. Kjo qeveri me këtë mandat dhe staf padyshim që nuk mund të vazhdojë të punojë, tha Bikov.

Udhëheqësi i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) në opozitë Mustafa Karadajë ishte i bindur se lëvizja nuk do të mbështesë ministrat e rinj në kabinet.

Përpara Radios Kombëtare Bullgare, kryetari i partisë opozitare “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov tha se nuk do të bëjnë pazare me partinë në pushtet nëse nuk mbështesin 5 kushtet anti-evropiane dhe anti-NATO të ngritura nga “Vëzrazhdane”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi I motit për 24 dhjetorin 2024

Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore do të bjerë borë. Në orët e natës dhe të mëngjesit do të ketë ngrica..

botuar më 24-12-23 7.35.MD

Janë siguruar 2.5 miliardë euro për ndërtimin e një ure të dytë mbi Danub midis Ruse dhe Giurgiu

Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë euro, njoftoi guvernatori rajonal i qytetit, Dragomir Draganov. Projektimi i objektit pritet të..

botuar më 24-12-23 6.02.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i energjisë konfirmoi se një kompani hungareze dëshiron të blejë Lukoil Neftohim

Ministri në detyrë i energjisë, Vlladimir Malinov, ka konfirmuar për gazetarët se kompania hungareze "MOL" do të marrë pjesë në tenderin për shitjen e "Lukoil Neftohim". Fjalët e tij vijnë si përgjigje ndaj një deklarate të kryeministrit Viktor Orban, të..

botuar më 24-12-23 3.03.MD