Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

152 janë rastet e reja të Covid në vend për 24 orët e fundit

Foto: Pixabay

Në 24 orët e fundit u regjistruan 152 raste të reja me Covid në vend, 15 më pak se një ditë më parë. Mbi 67 për qind e të infektuarve rishtazi nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 4.9 për qind e 3091 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u ul me 1012 në 63 724. Në spitale u shtruan 19 pacientë të infektuar. 15 prej tyre ose 78.95 për qind nuk ​​janë të vaksinuar. Numri i të shtruarve në spital ra me 22 veta në 249. Në terapi intensive janë 28 persona të infektuar me Covid.

4 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. Të gjithë të vdekurit nuk kishin vaksina kundër koronavirusit. U shëruan 1160 persona.

Të mërkurën u bënë 447 vaksina.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Turizmi pritet të fitojë 300 milionë lela në vit nga hyrja jonë në Shengen

Rreth 300 milionë leva shtesë është dimensioni financiar i anëtarësimit tonë të plotë në zonën Shengen, bëri të ditur ministri i turizmit në detyrë Evtim Milloshev. Kjo parashikohet në një analizë paraprake, sipas së cilës përfitimet direkte për..

botuar më 25-01-03 10.31.PD

Parashikimi i motit për 3 janarin

Të premten vranësirat do të rriten nga veriperëndimi, ndërsa në mbrëmje në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, e cila pasdite në Rrafshinën e Danubit do të..

botuar më 25-01-02 7.35.MD

GERB-SDS, DB, BSP dhe ITN diskutuan prioritetet e qeverisjes së ardhshme

Ekipet negociuese të GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e Bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" diskutuan propozimet për një projekt-marrëveshje menaxhimi. Këtë e bëri të ditur GERB në faqen e tij në Facebook. Takimi u mbajt në..

botuar më 25-01-02 6.29.MD