Nëse po planifikoni një fundjavë buzë detit, mund të vizitoni bregun jugor të Detit të Zi dhe të bashkoheni në Festivalin e Peshkut. Pritësi është Kompleksi Kulturor dhe Turistik “Çengene Skele” pranë Burgasit në datat 17 dhe 18 qershor.
Pjesëmarrësit në aktivitet do të prezantojnë gjellë më të ndryshme me peshk dhe ushqime të tjera deti, shumë verëra bullgare dhe suvenire kushtuar detit, pajisje peshkimi etj.Kulmi i festivalit është të shtunën, kur kuzhinierët nga Baza Ushtarake-Detare e Burgasit, studentë, amatorë dhe peshkatarë vendas do të tregojnë mjeshtërinë e tyre në përgatitjen e supës më të shijshme të peshkut.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..
Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..
Makinat e Google Street View do të kalojnë sërish përmes Bullgarisë këtë vit. Në muajt e ardhshëm, ato do të vizitojnë mbi 25 qytete, duke përfshirë Smoljan, Zllatograd, Isperih, Kërxhali dhe Pernik. Synimi, përveç aktualizimit të imazheve të qyteteve..