Për nga prejardhja ata janë çekë, por një pjesë të madhe të jetës ia kushtojnë një kauze – Bullgarisë. Herman dhe Karell Shkorpill janë historianë, arkeologë, mësues, studiues të natyrës, humanistë, idealistë... Ata erdhën në Bullgari në vitet 80-të të shekullit XIX dhe u vendosën në qytetin Varna.
Ashtu si shumë figura publike dhe intelektualë çekë në atë kohë, të dy vëllezërit udhëhiqeshin nga solidariteti sllav, me idenë për të ndihmuar shtetin e sapoçliruar bullgar të ngrihej më këmbë pas sundimit të rëndë dhe të vazhdueshëm osman. Ata njihen më së shumti si themeluesit e arkeologjisë shkencore dhe punës muzeore në vendin tonë. Por jo vetëm!
“Këto janë figura jashtëzakonisht të gjithanshme të tipit të Rilindjes. Unë do t’i përkufizoja si një nga rilindësit e fundit të Bullgarisë”- thotë inxhinier Petër Atanasov nga Muzeu Historik Rajonal në Varna, krijues i aplikacionit celular “Vëllezërit Shkorpill - Ruajtësit e Kujtesës Historike”. Aplikacioni i tij plotëson përmes realitetit të shtuar ekspozitën në sallat e muzeut, kushtuar iluministëve çekë:
“Emri i tyre lidhet kryesisht me qytetin Varna, ata ishin themeluesit e Shoqërisë Arkeologjike të Varnës, më pas e muzeut në Varna etj. - thotë Petër Atanasov. - Ju ndoshta e dini se ata ishin të parët që identifikuan, zbuluan dhe treguan se Pliska është kryeqyteti i parë bullgar. Ata ishin edhe një nga eksploruesit e parë të dolmenëve trakë në trojet tona. Dhe diçka që dihet pak, por kontributi i tyre është domethënës – Shkorpill kishin një interes të madh në shkencat natyrore - gjeografinë, hulumtimin e mineraleve, speciet e kafshëve dhe bimëve ... Dhe kudo që ishin mësues, ata themeluan qarqe të tilla, krijuan koleksione, zbuluan specie. Libri i parë për gjeografinë e Bullgarisë është i tyre etj.”
Nuk ka asnjë fushë në të cilën vëllezërit Shkorpill të mos punuan. Por çekët ishin më të përkushtuar për ruajtjen e trashëgimisë historike të shkatërruar për shkak të neglizhencës së popullsisë vendase. Falë tyre, muzetë e parë historikë me gjetje interesante të epokave të ndryshme hapën dyert në qytetet tona rajonale. Shumë nga këto artefakte u shpëtuan nga gjuetarët e thesareve, sërish falë vëllezërve Shkorpill. Për këtë qëllim, ata krijuan një rrjet të dendur “spiunësh” në të gjithë vendin, nga bashkëpunëtorët që i paralajmëruan për rrezikun e bastisjeve të tilla. Jehona e veprimtarisë së gjithëpërfshirëse të vëllezërve Herman dhe Karell Shkorpill arrin edhe në ditët tona:
“Të rinjtë janë mjaft të befasuar që dy mësues, me rrogën e mësuesve, arrinin të udhëtojnë praktikisht në të gjithë Bullgarinë në kohën kur nuk kishte lidhje transporti dhe të bënin kaq shumë punë. Edhe sot, shkencëtarët bazohen në kërkimet e tyre. Shtëpia ku jetonte Karell ekziston ende. Ndodhet në Varna, në rrugën “Shkorpill” dhe u projektua nga vet ai. Muzeu Historik i Varnës ruan sendet personale të vëllezërve, përshkrimet e tyre, skicat, vizatimet… Por e vërteta është se shumica e artefakteve të përfshira në ekspozitat tona historike u zbuluar nga ata”, thekson Petër Atanasov.
Aplikacioni celular për vëllezërit Shkorpill i zhvilluar prej tij paraqet në mënyrë të këndshme të gjithë informacionin për jetën dhe veprimtarinë e tyre në Bullgari dhe është i disponueshëm për çdo pronar të një telefoni Android. Mund ta gjeni KËTU.
Në qytetin danubain Ruse u hap ekspozita “Gjetur nga Shkorpill”, në lidhje me 120 vjetorin e krijimit të Muzeut Historik Rajonal në qytet. Ekspozita fokusohet kryesisht në punën e Karell Shkorpil në rajon. Më shumë se njëqind vjet më parë ai zbuloi dhe hartoi shumë nga faltoret dhe nekropolet që njohim sot në luginën e lumit Rusenski Lom.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pasi në vazhdim të shumë viteve një nga urat emblematike të ndërtuara nga mjeshtri murator Koljo Fiçeto shkatërrohej, aktualisht ajo është gati të mirëpresë sërish turistët. Hapja e saj zyrtare do të bëhet brenda pak ditësh - më 23 gusht...
Kompleksi i prodhimit në vendbanimin prehistorik "Kriporja" ("Sollnicata") pranë Provadia (Bullgaria Verilindore) do të jetë objekt i punës kërkimore gjatë sezonit aktual, të 20-të radhazi, arkeologjik në vend. Ai ndodhet rreth 100 metra nga..
Nga data 9 gusht deri më 10 shtator, të gjithë banorët dhe mysafirët e Panagjurishtes do të mund të shohin përsëri origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes, njofton Muzeu Historik në qytet. Rikthimi i tij i fundit ishte në nëntor të vitit..