Në Kuvendin Popullor përfunduan debatet tetëorësh për mocionin e mosbesimit ndaj kabinetit dorëzuar nga GERB-SDS. Nesër mbrëma ai do të votohet nga deputetët në një seancë të jashtëzakonshme, njoftoi kryetari i përkohshëm i Kuvendit Popullor Mirosllav Ivanov. Sipas rregullores parlamentare, votimi mund të mbahet jo më herët se 24 orë pas përfundimit të debatit. Ai do të konsiderohet i suksesshëm nëse votën e mosbesimit e përkrahin më shumë se gjysma e të gjithë deputetëve. Në rast se ajo refuzohet, nuk mund të bëhet një propozim i tillë për të njëjtat arsye në vazhdim të 6 muajve.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..