Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 1 korrikun 2022

Dita e parë e korrikut do të jetë me diell

Foto: Petër Pavllov

Ditën e premte do të mbahet mot me diell. Pas dite mbi rajonet malore dhe verilindore vende-vende do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 33 deri në 38 gradë, në Sofje – përafërsisht 32.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë me diell. Pas dite në veri janë të mundshme reshje të shkurtra shiu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 27 - 31 gradë, të Ujit të detit 23 - 25 . Vala e detit do të jetë 1 ballë.

Në male gjithashtu do të jetë me diell me reshje të shkurtra shiu pas dite. Temperaturat maksimale në lartësi 1200 m do të jenë 26 gradë, në 2000 m – deri në 19 gradë.

Gjatë fundjavës do të mbahet mot me diell. Temperaturat do të ulen me 1 deri në 3 gradë.

Të shtunën mbi Bullgarinë Perëndimore do të ketë reshje të shkurtra shiu, mund të ketë edhe breshër.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Angell Kunçev

Angell Kunçev: Jemi në fillimin e një epidemie kombëtare të kollës së mirë

Janë regjistruar afro 400 raste të kollës së mirë, jemi në fillim të një epidemie kombëtare, tha për Nova TV kryeinspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev. Ai shtoi se vetëm të hënën dhe të martën u diagnostikuan 70 pacientë të rinj...

botuar më 24-04-25 10.17.PD
Kirill Petkov

PP-DB kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Rosen Zheljazkov. Dokumenti u nënshkrua edhe nga deputetë të "BSP për Bullgarinë". “Në..

botuar më 24-04-25 8.32.PD

Ngjarje festive për Ditën e Trimërisë në garnizonet në vend

Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..

botuar më 24-04-25 6.15.PD