Në vitin 2022 mbushen 160 vjet nga lindja e Dimitër Petrov Kudogllu, i njohur akoma si donatori më i madh i shëndetësisë bullgare.Lidhur me këtë në pjesën lindore të Kopshtit “Mbreti Simeon” në qendër të qytetit është renditur një ekspozitë speciale me 20 panele, hapja zyrtare e të cilave është më 4 korrik. Vendi nuk është i zgjedhur rastësisht - përballë, ku sot është Posta Qendrore e qytetit Plovdiv, dikur ndodhej “Shtëpia e Bamirësisë dhe e Shëndetit Publik”, e krijuar nga Dimitër Kudogllu në vitin 1927, në mënyrë që të varfrit të mjekohen pa pagesë nga sëmundjet më të rrezikshme për shoqërinë e asaj kohe - tuberkulozi, sëmundjet veneriane dhe vdekshmëria e fëmijëve, saktëson Muzeu Historik Rajonal në qytetin Plovdiv.
Dimitër Petrov Kudogllu ka lindur më 21 gusht 1862 në fshatin bullgar Gabrovo, në Trakinë e Detit të Bardhë. Ai trashëgoс nga gjyshi i tij tregtinë me duhan, duke e shumëzuar pasurinë e familjes. Pas vitit 1903 utransferua në Dresden-një nga qendrat evropiane për tregti me një duhan të papërpunuar.Aksionet bamirëse të Kudogllus filluan që në fillim të shekullit të 20-të me sigurimin e një godine spitalore dhe pagesën e një mjeku për të trajtuar pa pagesë bashkëfshatarët e tij në Gabrovo. Pas djegies së fshatit në vitin 1913 nga trupat greke, ai i ndihmonte bashkëfshatarët e tij - refugjatë në Plovdiv. Gjatë luftërave në dekadat e para të shekullit të kaluar donacionet e tij për ushtarët, për mensat e shkollave falas dhe për "Kryqin e Kuq" kalojnë 1 milionë leva. Ai financonte studimet e bullgarëve të talentuar në Evropë.
Sipërmarrësi i fokuson nismat e tij filantropike në kujdesin shëndetësor, duke menduar se në këtë mënyrë ai ndihmon në krijimin e një brezi të ardhshëm të shëndetshëm fizikisht dhe moralisht. Gjatë vitit 1927 ai realizon idenë e vet për krijimin në Plovdiv të një objekti shëndetësor i tipit dispanseri, ku të varfrit të mjekohen falas prej mjekëve më të mirë bullgarë.
Deri në vitin 1944 fondet e dhuruara prej tij për spitalin i kalojnë 41 milionë leva. Padyshim që ky është donacioni më i madh për shëndetësinë bullgare dhe institucioni i kujdesit shëndetësor është admiruar nga dhjetëra gazeta dhe specialistë evropianë. Dimitër Kudogllu vdes në qytetin Plovdiv gjatë vitit 1940, kurse në vitet e pushtetit socialist në vend, veprimtaria e tij zhytet në një harresë, rikujtojnë nga Muzeu Historik Regjional.
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Muzeu Historik Regjional - Plovdiv, arkiv
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..