Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdivi nderon me ekspozitë donatorin më të madh në shëndetësinë bullgare

Foto: Muzeu Historik Regjional - Plovdiv

Në vitin 2022 mbushen 160 vjet nga lindja e Dimitër Petrov Kudogllu, i njohur akoma si donatori më i madh i shëndetësisë bullgare.Lidhur me këtë në pjesën lindore të Kopshtit “Mbreti Simeon” në qendër të qytetit është renditur një ekspozitë speciale me 20 panele, hapja zyrtare e të cilave është më 4 korrik. Vendi nuk është i zgjedhur rastësisht - përballë, ku sot është Posta Qendrore e qytetit Plovdiv, dikur ndodhej “Shtëpia e Bamirësisë dhe e Shëndetit Publik”, e krijuar nga Dimitër Kudogllu në vitin 1927, në mënyrë që të varfrit të mjekohen pa pagesë nga sëmundjet më të rrezikshme për shoqërinë e asaj kohe - tuberkulozi, sëmundjet veneriane dhe vdekshmëria e fëmijëve, saktëson Muzeu Historik Rajonal në qytetin Plovdiv.

Dimitër Petrov Kudogllu ka lindur më 21 gusht 1862 në fshatin bullgar Gabrovo, në Trakinë e Detit të Bardhë. Ai trashëgoс nga gjyshi i tij tregtinë me duhan, duke e shumëzuar pasurinë e familjes. Pas vitit 1903 utransferua në Dresden-një nga qendrat evropiane për tregti me një duhan të papërpunuar.

Dimitër Kudogllu

Aksionet bamirëse të Kudogllus filluan që në fillim të shekullit të 20-të me sigurimin e një godine spitalore dhe pagesën e një mjeku për të trajtuar pa pagesë bashkëfshatarët e tij në Gabrovo. Pas djegies së fshatit në vitin 1913 nga trupat greke, ai i ndihmonte bashkëfshatarët e tij - refugjatë në Plovdiv. Gjatë luftërave në dekadat e para të shekullit të kaluar donacionet e tij për ushtarët, për mensat e shkollave falas dhe për "Kryqin e Kuq" kalojnë 1 milionë leva. Ai financonte studimet e bullgarëve të talentuar në Evropë.

Sipërmarrësi i fokuson nismat e tij filantropike në kujdesin shëndetësor, duke menduar se në këtë mënyrë ai ndihmon në krijimin e një brezi të ardhshëm të shëndetshëm fizikisht dhe moralisht. Gjatë vitit 1927 ai realizon idenë e vet për krijimin në Plovdiv të një objekti shëndetësor i tipit dispanseri, ku të varfrit të mjekohen falas prej mjekëve më të mirë bullgarë.

Deri në vitin 1944  fondet e dhuruara prej tij për spitalin i kalojnë 41 milionë leva. Padyshim që ky është donacioni më i madh për shëndetësinë bullgare dhe institucioni i kujdesit shëndetësor është admiruar nga dhjetëra gazeta dhe specialistë evropianë. Dimitër Kudogllu vdes në qytetin Plovdiv gjatë vitit 1940, kurse në vitet e pushtetit socialist në vend, veprimtaria e tij  zhytet në një harresë, rikujtojnë nga Muzeu Historik Regjional.

Redaktore: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Muzeu Historik Regjional - Plovdiv, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Bliri i Artë" bashkon 50 filma nga 18 vende në Stara Zagora

Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..

botuar më 24-06-02 7.15.PD

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD