Përgjigje të drejta, por jo shumë kategorike - ja si mund t'i përgjithësojmë rezultatet e kuizit tonë të fundit. Në faqet e dhjetë gjuhëve në të cilat Radio Bullgaria mban përmbajtje, ne ju pyetëm: "Ku është i vetmi manastir-ishull i ruajtur në Bullgari që nga epoka e Mesjetës? ". Përgjigjet e mundshme ishin - në ishullin Shën Ivan afër Sozopolit, në ishullin Shën Pjetri, pranë ishullit Shën Ivan, në ishullin e Shën Anastasias në Gjirin e Burgasit, në ishullin Shën Thoma, pranë vendpushimit Djuni, në ishullin Shën Kirik, në veriperëndim të Sozopolit.
E vërteta është se në të gjithë ishujt e përmendur ka pasur manastire të shenjta mesjetare, por i vetmi, ku manastiri është ruajtur deri më sot është ishulli Shën Anastasia.
Fituesi i padiskutueshëm është audienca e Radio Bullgarisë në frëngjisht, me rreth 85% që kanë shënuar përgjigjen e saktë. Arsyeja mund të jetë filmi i vitit 2011 "Ishulli" i regjisorit bullgar Kamen Kalev, ku luan rolin kryesor Leticia Casta. Filmi është xhiruar në ishullin Burgas, i cili deri në vitin 1991 mbante emrin "Bolshevik".
Çfarë duhet të dimë për ishullin Shën Anastasia dhe manastirin me të njëjtin emër?
Dëshmia më e hershme me shkrim e ekzistencës së manastirit është një dokument zyrtar i Patriarkut Ekumenik Jeremia II, i datës 1575. Ishulli është emëruar sipas Shën Anastasias, një martire e madhe e kishës së krishterë, mbrojtëse e të sëmurëve dhe e dënuar padrejtësisht, e njohur edhe si Shëruesja. Manastiri nuk ka pasur fat të mirë - është djegur shumë herë dhe është sulmuar nga piratët. Në fillim të shekullit të 20-të, në vitin 1924, ai u kthye në burg, dhe më vonë u braktis dhe u la pas dore. Sot është një destinacion tërheqës turistik që zbulon trashëgiminë kulturore dhe historike të ishullit të Shën Anastasias. Një farmaci që ofron barëra dhe ilaçe të mrekullueshme, një qeli manastiri nga mesjeta ku mund të kaloni natën, një ekspozitë muzeore, kisha e lashtë “Fjetja e Hyjlindëses”, e cila e ka paracaktuar ditëlindjen e ishullit më 15 gusht, e gjithë kjo tërheq turistët bullgarë dhe të huaj që nga viti 2014. Pikërisht atëherë, pas një restaurimi që zgjati më shumë se një vit, ishulli u hap për vizita turistike. Kushdo mund të shkojë dhe thjesht të ecë nëpër historinë e ruajtur në këtë copë toke në djerrinën blu ose të qëndrojë më gjatë dhe të hajë gjellë të freskëta peshku në restorantin që ndodhet në ndërtesën e ish-manastirit.
Faleminderit të gjithëve që morën pjesë me supozimet e tyre në sondazhin tonë! Pavarësisht nga përgjigja juaj, shpresojmë të kemi provokuar interesin tuaj ndaj historisë dhe kulturës së pasur bullgare.
Mos ndaloni së qeni kurioz dhe vazhdoni të merrni pjesë në sondazhet tona. Pyetja e re ka një aromë aventure italiane: "Cili skulptor bullgar e bëri statujën e Leonardo da Vinçit në Aeroportin e Romës "Fiumicino"?
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook /@St.AnastasiaIsland, BGNES, arkiv
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..
Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...
Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..