Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ofensiva ruse në Ukrainë po ngadalësohet

Foto: EPA/BGNES

Raketa ruse goditën Universitetin Pedagogjik në Harkov, njoftoi Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski. Një video e xhiruar nga rusët dhe e ngarkuar në faqen e Agjencisë së Lajmeve UNIAN tregon se si kur raketat u hodhën në Harkov nga Belgorod, disa prej tyre u rrëzuan në ajër dhe ranë përsëri në territorin rus. Të dy palët ndërluftuese drejtuan akuza të ndërsjella për viktima civile në Donbas.

Ushtria ruse po e kthen centralin bërthamor të pushtuar në Zaporozhie në një bazë ushtarake, shkruan The Wall Street Journal. Në territorin e centralit ka të paktën 500 ushtarë me tanke të artilerisë së rëndë, transportues të blinduar. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi se nuk do të sulmojë centralin, por do të fokusohet në një kundërsulm drejt Izjum dhe Herson, pasi e vetmja rrugëdalje është rrethimi dhe kapja e vendbanimeve aty pranë dhe kërkesa që pushtuesit të largohen nga Centrali Atomik Elektrik.

Duma ruse miratoi në lexim të dytë dhe të tretë një projekt-ligj për aplikimin e masave të jashtëzakonshme ekonomike. Me të, agjencitë e zbatimit të ligjit mund të vendosin çmime dhe kontrata arbitrare për bizneset për qëllime lufte.Akti u arrit pas refuzimit të një sërë kompanish shtetërore për të përmbushur urdhrat ushtarakë, që i çojnë në falimentim. Sipas Institutit për Studimin e Luftës - ISW në SHBA, ligji tregon se Kremlini po përgatitet të zgjasë të ashtuquajturin “operacion special ushtarak në Ukrainë”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 korrikun 2024

Gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot i kthjellët. Ditën e shtunë do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira grumbulluese, por nuk ka të ngjarë të ketë reshje...

botuar më 24-07-26 7.05.MD

Gjykata Kushtetuese anuloi reformën në drejtësi dhe mbajti kabinetin e ri teknik

Gjykata Kushtetuese shpalli jokushtetuese dhe të pavlefshme shumicën e ndryshimeve në Kushtetutë të votuara nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor në fund të vitit 2023. Rasti u inicua me kërkesë të presidentit Rumen Radev dhe 48 deputetëve...

botuar më 24-07-26 5.51.MD

Shteti financon një laborator të ri në Antarktidë

Shteti bullgar planifikon të ndajë fonde serioze për laboratorin e ri në bazën tonë në Antarktidë, njoftoi BNT, duke cituar ministrin në detyrë të arsimit, Galin Cokov. Deri në fund të vitit 2025, pak më shumë se 5 milionë euro janë ndarë për..

botuar më 24-07-26 12.52.MD