Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Po e vazhdojmë ndryshimin” i bëri thirrje kryeprokurorit të japë dorëheqjen

Ivan Geshev
Foto: BGNES

Me një deklaratë të lexuar nga tribuna e Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjen e Prokurorit të Përgjithëshëm Ivan Geshev, pasi nuk i plotëson kushtet morale për mbajtjen e detyrës. Partia mbështet argumentet e paraqitura nga Ministrja e Drejtësisë, Nadezhda Jordanova, për lirimin e parakohshëm të akuzuesit – shkelje të rënda, mospërmbushje sistematike të detyrimeve dhe dëmtim të prestigjit të sistemit gjyqësor. Prokuroria duhet të hetojë kriminelët e vërtetë dhe abuzimet e mëdha të fondeve publike, si dhe të punojë në të mirë të qytetarëve bullgarë”, thuhet në deklaratë. Në të theksohet gjithashtu se vetëm “dy gra të guximshme - Atanaska Disheva dhe Ollga Kerellska” guxuan të mbështesin propozimin për lirimin e kryeprokurorit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Uashington, kryeministri deklaroi se Bullgaria është një aleat i besueshëm në NATO

Në një bisedë me presidentin Joe Biden gjatë përkujtimit të 75-vjetorit të NATO-s, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se Bullgaria është një aleat besnik. Nga ana e tij, Biden vlerësoi lart rolin e Bullgarisë në krahun lindor të..

botuar më 24-07-10 9.41.PD

Në Herakleja Sintika, një ekspozitë udhëtuese tërheq vëmendjen ndaj specieve të rrezikuara

Ekspozita udhëtuese "Gjurmët e zhdukjes" paraqet forma të punuara prej biomaterialesh të gjurmëvetë kafshëve të rrezikuara në malin e Rodopeve, të cilat rikrijojnë habitatet e tyre natyrore, raportoi BTA. Ekspozita do të vizitojë qytetin..

botuar më 24-07-10 6.25.PD

Fillon riparimi kryesor i Urës së Danubit pranë Ruses

Nga 10 korriku fillon riparimi kryesor i Urës së Danubit në afërsi të Ruses, njofton Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Punimet e ndërtimit do të kryhen çdo ditë gjatë orëve të ditës, 10-12 orë në ditë, sipas specifikave të aktiviteteve të..

botuar më 24-07-10 5.30.PD