Ministria e Ekonomisë hodhi poshtë një publikim të botimit gjerman “Bild”, ku thuhet se “Bullgaria furnizoi 100 për qind të armëve të premtuara Ukrainës për 3.5 milionë euro”. Sipas ministrisë bullgare, “informacioni i qarkulluar nuk korrespondon me të vërtetën dhe është një lajm i rremë”. Ministria e Ekonomisë thekson se Bullgaria ka siguruar vetëm pajisje mbrojtëse - helmeta dhe jelek antiplumb, pa ndihmë ushtarake.
Ministria shton, se të dhënat nga një raport i Institutit për Ekonominë Globale në qytetin gjerman Kill janë të interpretuara gabimisht dhe të njëanshme.
Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..
BSP-ja bashkëqeverisëse propozon një projekt-ligj për të vendosur një tavan mbi rritjen e çmimeve për ushqimet bazë. Udhëheqësja e formacionit "Ngrihu, BG" Maja Manollova, e cila dje shpalli kandidaturën për Avokatin e Popullit, shpjegoi për Radion..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..
Ambasadori i Bullgarisë në Ankara, Angell Çollakov, vizitoi stendën bullgare në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare për Turizmin dhe Pushimet në Mesdheun..