Të shtunën do të mbahet mot me diell. Pasdite do të fillojnë të shpërndahen re kreyesisht mbi Bullgarinë Veriore dhe malet. Do të fryjë erë e dobët deri në të matur nga veriu-verilindja, në rajonet lindore nga jugu-juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 32 deri në 37 gradë, në Sofje përafërsish 32.
Në male do të jetë kryesisht diellore. Pasdite moti do të bëhet më i vrenjtur. Vende-vende do të ketë reshje me bubullima. Do të fryjë erë e dobët veriperëndimore. Temperaturat maksimale në 1200 m do të jetë afro 26 gradë, në 2000 m – përafërsisht 18.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë diellore, pjesërisht me vranësira pas dite. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jug-juglindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 28-31 gradë, kurse të ujit të detit 23-25. Lëvizja ei detit do të jetë 1-2 ballë.
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u njohur me punën e grupit luftarak shumëkombësh me vendin kornizë Italinë. I ftuari shoqërohej nga..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..