Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konsultimet me Presidentin para mandatit të tretë eksplorues

“Vëzrazhdane”: Vendimi më i mirë janë zgjedhjet e reja

| rinovuar më 22-07-15 6.08.MD
Foto: BGNES

Zgjedhjet e reja janë e vetmja rrugëdalje nga kriza e rëndë në të cilën ndodhet vendi. Këtë e deklaroi lideri i partisë nacionaliste “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov gjatë konsultimeve me Presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë me mandatin e tretë në kuadër të Legjislaturës së 47-të të Kuvendit Popullor.

"Parlamenti aktual është plotësisht i shteruar. Është i falimentuar edhe moralisht edhe administrativisht, kemi probleme të mëdha me mbledhjen e kuorumit... Na duhet një parlament funksional, por ky parlament me këtë përbërje nuk do të funksionojë", theksoi Kostadinov. Sipas tij, nëse brenda këtij parlamenti formohet një qeveri e re, ajo "do të vazhdojë agoninë dhe do të shkaktojë probleme serioze në vjeshtë dhe gjatë dimrit të ashpër".

Ky ishte konsultimi i fundit me presidentin. Tani Rumen Radev duhet të vendosë se kujt t'i japë mandatin e tretë dhe të fundit eksplorues për formimin e kabinetit. Nëse ai është i pasuksesshëm, parlamenti shpërndahet dhe pasojnë zgjedhje të parakohshme.

“Bullgaria Demokratike”: Duhet të bëjmë përpjekje për të qetësuar vendin

“Po e vazhdojmë ndryshimin” do të negociojë me të gjithë ata që nuk varen nga forcat e prapaskenës

GERB-SDS do të sugjerojë zgjidhje për daljen nga kriza, por nuk do të mbështesë një kabinet të ri

DPS insistoi sërish për zgjedhje të parakohshme, por deri në mbajtjen e tyre nuk do të ikë nga përgjegjësia




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë ndërkombëtare në Sofje u bën thirrje bullgarëve të votojnë

Më 2 maj në Sofje, në zonën e parkut të Pallatit Kombëtar të Kulturës hapet ekspozita ndërkombëtare "Dil dhe voto" e studios krijuese globale për ndikim social Fine Acts, e mbështetur nga Zyra e Parlamentit Evropian në Bullgari. Ideja e ekspozitës..

botuar më 24-05-02 7.35.PD

Parashikimi i motit për 2 majin 2024

Gjatë 24 orëve në vijim , vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Të mërkurën reshje shiu, përkohësisht intensive, do të ketë në më shumë rajone pas mesditës në Bullgarinë Jugperëndimore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 8° dhe..

botuar më 24-05-01 6.27.MD

Një peshkaqen doli në plazhin e Burgasit

Një peshkaqen i vogël i Detit të Zi me një gjatësi rreth 90 cm doli nga ujërat e detit në plazhin e Burgasit. Ai u pa para një prej objekteve në Plazhin e Veriut dhe u kthye menjëherë në det, njoftoi BNT. Peshkaqenët e Detit të Zi janë të padëmshëm,..

botuar më 24-05-01 5.49.MD