Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga "Flakadani" është fituese e "Melodisë së ujit"

4
Viktoria Gllavçeva
Foto: arkiv personal

Para disa ditësh në qytetin Hisarja u mbajt edicioni i parë i konkursit për këngët e reja bullgare "Melodia e ujit".

Çmimin e parë e mori ekipi krijues i këngës "Flakadani" - Milen Makedonski (muzikë dhe aranzhim), Kostadin Filipov (tekst) dhe këngëtarja e re Viktoria Gllavçeva.

Në vendin e dytë është kënga "Dashuria e parë" - muzika dhe teksti janë të Ognjan Georgievit, aranzhimi është i Dimitër Getovit, i prezantuar nga dueti Viktoria Dimova dhe Todor Borisov.

Bojan Mihajllov

Vendin e tretë e fitoi kënga "Pluhuri i ujit" - muzikë dhe aranzhim Valeri Kostov, tekst Pllamen Boçev, interpretuar nga Bojan Mihajllov.

Viktoria Dimova dhe Todor Borisov

Rregullorja parashikonte edhe një çmim të audiencës. E fitoi kënga "Legjenda e lotit të vajzës" - muzika dhe aranzhimi janë të Hristo Petkovit, teksti është i Snezhina Temellkovës, interpretimi është i Stilijan Petkovit, Borisllava dhe Natalia Gajkovit.

Stilijan Petkov dhe Borisllava dhe Natalia Gajkov

Organizatorët siguruan fotografi nga aktiviteti posaçërisht për Radio Bullgarinë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD