Një mik më ftoi për ta vizituar Bosilegradin (një qytet në Serbi, afër kufirit me Bullgarinë, ku jetojnë bullgarë etnikë). "Njerëzit atje gëzohen sinqerisht për çdo bullgar që i viziton. Për ta, ardhja e njerëzve nga përtej kufirit është një mbështetje e vërtetë nga Bullgaria” – tha ai.
Ivan Nikollov, i cili është motori dhe shpirti i Qendrës Kulturore dhe Informative në Bosilegrad, na ftoi në një festë të këndshme në zonën e afërt "Dobri Doll". Aty 50 fëmijë dhe prindër festuan solemnisht përfundimin e turnit të parë të “Pushimeve Olimpike të XIV të Fëmijëve – Bosilegrad 2022”. Menjëherë pas kësaj, fillon turni tjetër. Të udhëhequr nga mësuesi i frymëzuar Zhellko Nasev, përveç lojërave dhe studimit të natyrës, fëmijët argëtohen duke marrë njohuri në aktivitete të ndryshme artistike - vizatimе, fotografi, video, punë me baltë dhe dru, teatër, studime sociale. Në 6 vitet e fundit, pushimet olimpike në fjalë janë mbështetur nga programi "Ndihma Bullgare për Zhvillim" i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Disa nga fëmijët duhet të shkojnë së shpejti me pushime të organizuara në Detin e Zi dhe z. Nikollov tha se po vazhdon të kërkojë fonde për zgjerimin e grupit.
U takuam edhe me Aleksandër Dimitrov. Ai arrin të kapërcejë të gjitha pengesat e mundshme për të organizuar ngjarje kulturore dhe arsimore në qytetin e vogël të banuar kryesisht me bullgarë etnikë. Z. Dimitrov na tregoi me entuziazëm se nga data 18 deri më 24 korrik do të zhvillojnë për herë të dytë një plein air ndërkombëtar arti. Në mesin e 16 artistëve ka artistë të shkolluar vendas, por edhe nxënës fillestarë të shkollave të mesme. Këtë vit, pjesëmarrësve nga Bullgaria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut u bashkohet një familje bullgarësh besarabë nga Ukraina.
“Ne nuk u japim atyre detyra, nuk duam t'i kufizojmë pikëpamjet e tyre për Bosilegradin - na shpjegoi Aleksandër Dimitrov. – Ata kanë liri të plotë për të bërë atë që u vjen si frymëzim. Detyra jonë është t'u tregojmë fshatrat e bukur të Bosilegradit, mjedisin natyror, por në përgjithësi ata mund të pikturojnë atë që kanë në zemër”.
Kontaktet krijuese në të dyja anët e kufirit nuk do të përfundojnë me plein air-in në fjalë. Aleksandër Dimitrov pret gjatë verës në Bosilegrad nxënës nga një shkollë për graffiti në Kjustendill.
“Ata do të jenë mysafirë të Bosilegradit. Tashmë kemi përzgjedhur pesë shtëpi vendase ku do të pikturohen graffiti. Kjo do të ndodhë për herë të parë në qytetin tonë dhe jam i sigurt se do të vihet re nga të gjithë. Vërtetë do të kemi një verë shumë interesante në Bosilegrad.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Ivo IvanovPër të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..