Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Asnjë hetim për korrupsionin në nivelet e larta vitin e kaluar

Foto: acf.bg

Pamja reale e korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit mbetet e fshehur dhe procedimet penale nuk pasqyrojnë gjendjen e vërtetë të korrupsionit në sektorin publik në nivel të lartë, thuhet në raportin vjetor të Fondit Kundër Korrupsionit. Sipas analizës vitin e kaluar nuk ka asnjë hetim të nisur dhe të zhvilluar për një krim korrupsioni të drejtuar ndaj një zyrtari të lartë. Dhe raporti i dënimeve efektive ndaj lirimeve në proceset që përfshijnë nivele të larta pushteti është 3 me 14. Pavarësisht nevojës për ndryshime legjislative, ato nuk u zbatuan për shkak të jetëgjatësisë së shkurtër të disa parlamenteve, shtohet në raport.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 13 shkurtin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..

botuar më 25-02-12 7.35.MD

Ministri i energjisë Zheço Stankov ftoi biznesin amerikan të investojë në energjinë bullgare

Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..

botuar më 25-02-12 5.59.MD

Qeveria miratoi një plan dhe itinerar për përfundimin e autostradës “Struma” deri në vitin 2031

Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...

botuar më 25-02-12 2.15.MD