Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mark Potts – një amerikan i dashuruar pas qytetit Shumen

Mark Potts, Ballçik, 2018
Foto: entrepreneurship.unwe.bg

“Që këtu fillon Bullgaria” - kështu këndohet në himnin e qytetit Shumen, të shkruar nga gazetari Haço Misakjan. Sot do t’ju tregojmë për një amerikanë, për të cilin qyteti është jo vetëm fillimi, por e gjithë dashuria, të cilën një njeri mund ta ndjejë ndaj Bullgarisë  dhe ta ruaj për dekada të tëra me radhë.

“Qyteti Shumen është një pjesë nga zemra ime dhe gjithmonë do të kthehem këtu për shkak të kujtimeve, njerëzve dhe që të ndjek zhvillimin e vet vendit”, tregon përpara BNR-Shumen doktori Mark Potts, profesor në drejtësi, financa dhe sipërmarrësi dhe zëvendës dekan i Universitetit të Miçiganit (Saginaw Valley State University). Ka një interes profesional ndaj bujqësisë dhe zhvillimit të saj nëpër botë. Gjatë 15 viteve të fundit ai është i angazhuar fortë në realizimin e partneriteteve me institucionet bullgare të arsimit të lartë dhe në vizitat e studentëve amerikanë në vendin tonë. Por, pas të gjithë kësaj qëndrojnë 2 vjet të kaluara në qytetin Shumen në fillim të shekullit, të cilat lenë mbresa deri në fund të jetës. Atëherë studenti 22 vjeç Mark, si një vullnetar nga Korpusi i Paqes, mbërrin nga qyteti i tij i lindjes Miçigan në verilindjen bullgare me detyrën të ndihmojë gjatë punimit të projekteve bashkiake.  Frymën e vet aventureske dhe ekzotizmin e zgjedhjes së tij e përkufizon me barrën familjare. Dhe ai e bën atë në një gjuhë të mrekullueshme bullgare.

“Mbase kjo vjen nga stërgjyshja ime, e cila është ukrainase dhe gjysma e familjes sime janë emigrantë nga Ukraina. Për mua gjithmonë ka qenë e rëndësishme që të kthehem në regjion, nëse mund kështu ta shpjegoj, dhe të bëj atë që mundem për të ardhmen më të mirë të njerëzve këtu dhe për paqen dhe zhvillimin. Unë kam mësuar shumë nga Bullgaria dhe jam shumë mirënjohës për afrinë kulturore, të cilën ma dha vendi juaj. Sepse Bullgaria, nga të gjitha pikëpamjet kulturore është krejtësisht e ndryshme nga Shtetet e Bashkuara. Si një shembull, kujtohem për anekdotat me të cilat kalojnë ditën bullgarët.Këto anekdota unë ua tregoj fëmijëve të mi dhe kjo më jep forcë në jetën time personale dhe profesionale për të ecur përpara.  Kur mendoj se diçka është keq, gjithmonë kujtohem për ta dhe qesh, sepse kujtohem për këtë sesi ka qenë këtu dhe e di sesi është tani. Dhe i jap llogari vetes se e ardhmja mund të jetë më e mirë. Bullgaria më jep shpresë”- na tregon Mark.

Sot ai shikon projektet e realizuara, mbi të cilat ka punuar në bashki. “Tani ka dritë në mbrëmje. Përpara nuk ishte kështu. Ajri është më i pastër, mbeturinat janë më pak”, sqaron amerikani, por është kategorik, se nuk ankohet nga e kaluara dhe nga ajo që ka qenë. Përkundrazi, thotë se, ato vite janë disa nga më të mirat në jetën e tij - me zgjedhjen mjaft të pakët të lokaleve dhe të ushqimit të përbërë kryesisht prej sallatës shope dhe skarë të përzier, por me shumë shokë të vërtetë dhe një komunikim të plotëvlefshëm. Tani mjedisi është pak më shumë në një sinkron me mikpritjen njerëzore, buzëqesh ai. Që të gjithë studentët amerikanë, të cilët kanë ardhur në Bullgari me rekomandim të tij, duan që të kthehen përsëri këtu, “kurse disa madje e bënë këtë”, na thotë profesori. 

Studentë amerikanë në Shumen, 2011

“Kur takohemi pas kësaj në universitet dhe flasim për qytetin Shumen, që të gjithë janë shumë të mahnitur nga natyra dhe për më tepër nga bullgarët”.

Kujtimet janë dhe gjëja e tij më e vlefshme nga Bullgaria, që i ka marrë me vete në Miçigan.

“Kujtimet e mia nga koha të cilën e kam kaluar në fshatrat përreth - Madara, Dibiç, Llovec, të ziej raki në kushte shtëpiake me shokët e mi të afërt dhe të jem një pjesë nga kultura dhe traditat bullgare. Tu them të drejtën, dhe sot e kësaj dite unë bëj në shtëpi kos. E ngjiz dhe ha në mëngjes kos bullgar. Në këto momente gjithmonë më vjen dëshira që të kthehem përsëri në fshat, të kthehem në Shumen!” - na thotë Mark Potts.

Përpiloi: Vesella Krësteva /në bazë të intervistës së Katerina Petrovës BNR- Shumen/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: visitshumen.bg, shum.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuçi Grozdani–mësuesi nga Pogradeci

Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..

botuar më 24-04-21 11.00.PD

Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje

Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..

botuar më 24-04-16 7.35.PD

Udhëtarja Izabella Shopova bëri kos në kushte të përafërta me ato të Hapësirës

Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..

botuar më 24-04-11 7.30.PD