Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza në arsim është një krizë e së ardhmes

UNICEF raporton një mungesë serioze të aftësive bazë të punës dhe të shkrim-leximit digjital tek të rinjtë në Bullgari

Foto: Arkiv

Ne po jetojmë në kohë krize - shëndetësore, ushtarake, sociale, ekonomike, politike. Dhe ndërsa vaksinat, zgjedhjet dhe edukimi financiar mund të jenë zgjidhjet e problemeve tona sot, ka një krizë të heshtur dhe të dëmshme që ende pret zgjidhjen e saj, e pikërisht kriza në sistemin tonë arsimor. Sfera, në të cilën reformat janë të ngadalta, kurse rezultatet bëhen të dukshme pas brezave.

Për një krizë në arsim alarmoi еdhe raporti i fundit i Komisionit Ndërkombëtar mbi Arsimin dhe UNICEF-it, mbështetur nga iniciativa globale “Generation Unlimited”. Dokumenti përfshin analiza për mjeshtëri të fëmijëve dhe adoleshentëve në moshë midis 15 dhe 24 vjeç në 92 shtete nëpër të gjithë botën. Dhe pavarësisht se të dhënat nuk janë befasuese, janë tepër shqetësuese. Afro gjysma e të rinjve në moshën përkatëse nuk disponojnë aftësitë bazë të nevojshme për arsimin e mesëm, dhe gati tre të katërtat prej tyre në nivel global nuk arrijnë të fitojnë aftësitë e nevojshme për punësim adekuat. Në  Bullgari përqindja  del se është 48, për krahasim në Spanjë ajo është 30, kurse në Danimarkë - 22.

Maria Jankova

“Në ndryshim nga studimet ndërkombëtare si PISA dhe TIMSS, në raportin e tanishëm janë përfshirë dhe fëmijët, të cilët janë jashtë sistemit arsimor. Në këtë kuptim këto përqindje janë më tronditëse nga kjo, që ne e njohim deri në këtë moment”, sqaroi në  transmetimin e programit "Horizont" të BNR  Maria Jankova, drejtore e programit "Edukimi" në UNICEF në Bullgari

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2021, 14% e të rinjve në vendin tonë janë jashtë sistemeve të punësimit, arsimit apo trajnimit. Kurse një studim i Ministrisë së Arsimit për të njëjtin vit plotëson se, 120 000 fëmijë në moshën shkollore janë në rrezik nga rënia nga sistemi arsimor. I prirur për përgjithësime të shpejta, opinioni publik duket se i beson potencialit të të rinjve për të lexuar dhe mësuar:

“Rinia nuk pëlqen që të lexojë libra. Me këtë internet, informacioni është i disponueshëm në çdo kohë”- thotë një bullgar në anketën e BNR Bllagoevgrad.

Nëse të rinjtë bullgarë janë vërtet kaq të orientuar drejt digjitalizimit, pse rezultatet e mësimit në distancë janë kaq të dobëta?

Sipas Maria Jankovës vendi ynë shumë shpejt ka mundur të ofrojë një prani digjitale për nxënësit, por nuk ka mundur në mënyrë të cilësishme të përfshijë këta fëmijë dhe nxënës. Sipas fjalëve të saj, mbyllja e shkollave për shkak të Covid-19 ka ndikuar jashtëzakonisht negativisht mbi procesin arsimor.


“Në vend të parë forma e mësimit në distancë deri në një shkallë të madhe kërkon mjeshtëri për të mësuar, mjeshtëri për vetëpërgatitje, të cilat mjerisht fëmijët tek ne nuk i zotërojnë. Sipas një analize të Ministrisë së Arsimit dhe të  Shkencës vetëm rreth 30-40% kanë pasur sukses në mjedisin e ri. Mbyllja e shkollave hapi më gjerë gërshërën e pabarazive midis grupeve të cenuara të fëmijëve, të cilët nuk kishin pajisje elektronike, kurse të tjerët” - pohon analizatori.

Në lidhje më këtë është i rëndësishëm informacioni, se afro gjysma e fëmijëve në moshë shkollore nuk kanë mjeshtëri bazë digjitale, e pikërisht të kuptojnë dhe të kryejnë veprimtari bazë në kompjuter, si kopjim ose zhvendosja e informacionit në një dokument, dërgimi i emeil me bashkëngjitje dhe transferim i skedarëve midis pajisjeve. Dhe derisa të rinjtë në moshën shkollore kanë vështirësi me përvetësimin e mjeshtërive të caktuara, më të mëdhenjtë kanë kufizime të forta sa i përket punësimit. Ata dalin se janë më të prekurit nga pandemia, e cila i ka gjetur të papunë dhe me më shumë kontrata pune të përkohshme, sesa të përhershme, sqaroi Maria Jankova.


Por,cila është zgjidhja?

Rezultatet në arsim asnjëherë nuk kanë qenë të shpejta dhe kërkojnë një këmbëngulje serioze. Është shumë i rëndësishëm kalimi nga njohuritë teorike në aftësitë praktike që janë realisht të nevojshme për zhvillimin e një shoqërie. Fatkeqësisht, në Bullgari kemi një rezistencë kundër përditësimit të përmbajtjes arsimore. Nga ana tjetër, ka një prioritet në rritje të disa disiplinave, si gjuha bullgare, matematika dhe historia në kurriz të sportit, muzikës dhe arteve figurative. Kur të gjitha shtetet evropiane shqyrtonin se çfarë masash të ndërmarrin në kohën e pandemisë ne fusnim orë suplementare pikërisht në këto lëndë. Gjë e cila çoi deri në një lodhje tek fëmijët si dhe tek mësuesit, pa ndonjë rezultat. Derisa kolegët tanë nga Belgjika, Gjermania dhe Finlanda për shembull përfshinë ushtrime suplementare në muzikë dhe sport. Gjithnjë e më shumë shtete nëpër botë aplikojnë strategji, për këtë sesi fëmijët të ndihen të lumtur në shkollë, dhe jo me një detyrim të përvetësojnë dijet”- thotë në përfundim  Maria Jankova.

Dhe këtu mbase është mirë që të themi se Ministria e Arsimit dhe e  Shkencës miratoi programin kombëtar “Bashkë në art dhe në sport” me një financim prej 90 milionë leva, që do të realizohet gjatë vitit të ri shkollor. Një fillim i mirë të një rruge të gjatë, përpara në të ardhme.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, UNICEF, BNR - Vidin, arkiv



Më shumë nga rubrika

Një fëmijë bullgar u bë kampion bote në llogaritjen e shpejtë mendore

Kampioni i ri botëror në matematikën e shpejtësisë mendore për fëmijë deri në 12 vjeç është Kallojan Geshev. Ai është nxënës nga Sofja. Në kampionatin botëror të zhvilluar në qytetin Bilefeld të Gjermanisë, djali arriti 2217 pikë të pabesueshme, me..

botuar më 22-10-04 3.28.MD

Bashkatdhetarët jashtë vendit raportojnë probleme lidhur me teknologjinë e procesit zgjedhor

Autoritetet bullgare arritën të organizojnë në mënyrë adekuate procesin zgjedhor, por ka ende disa deficite që duhen korrigjuar - sipas raportit të një misioni të vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve në vendin tonë nga Asambleja Parlamentare e..

botuar më 22-10-04 1.19.MD

Në Ohër do të ketë një klub kulturor bullgar dhe në Bllagoevgrad një klub kulturor maqedonas

Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, tha se nuk ka ndërmend të diskutojë me Bullgarinë dhe kolegun e tij Rumen Radev çështje të historisë dhe të së kaluarës. Përpara televizionit “Telma” ai deklaroi se me Bullgarinë do të bisedojë për tema..

botuar më 22-10-04 10.50.PD