Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të rinjtë nga Varna ndihmojnë bashkëmoshatarët e tyre në zgjedhjen e një profesioni

Foto: arkiv

Si të zgjidhni profesionin më të mirë për veten tuaj? Çfarë duhet të kemi parasysh kur e zgjedhim zhvillimin e karrierës? A do të mjaftojë ajo që e keni mësuar në klasë për kërkimin e punës? Përgjigjet e këtyre dhe pyetjeve të tjera do t'u japin të rinjtë nga Varna, pjesëmarrës në "Punëtorinë e Trajnimit për Sipërmarrje", bashkëmoshatarëve të tyre që po hyjnë në botën e të mëdhenjve. Fushata informuese për profesionet e së ardhmes është pjesë e Nismës Rinore "Unë e zgjedh të ardhmen time", e cila zbatohet nga Shoqata "Qyteti im" me mbështetjen financiare të Bashkisë së Varnës dhe Drejtorisë së "Aktiviteteve Rinore dhe Sporteve". Qëllimi i tij është që më shumë të rinj ta pyesin veten nëse e kanë zgjedhur tashmë profesionin e tyre dhe nëse ai do të jetë i kërkuar në tregun e punës në dhjetë vitet e ardhshme. Vullnetarët e shoqatës nisin shpërndarjen e manualit "Hapat e lehtë në zgjedhjen e karrierës sime", i cili synon të arrijë mbi 300 të rinj. Ai do t'u tregojë hap pas hapi se si të zgjedhin profesionin e tyre, si është të jesh sipërmarrës dhe të ushtrosh një profesion të lirë duke punuar nga shtëpia si freelancer. Anna Radeva, kryetare e shoqatës rinore “Qyteti im”, e cila ka 11 vite që merret me këtë aktivitet, tha për Radio Varnën se sipas saj, në Bullgari ka ende një mospërputhje të madhe mes profileve arsimore dhe kërkesës në tregun e punës. Profesionet e së ardhmes janë ende ato në fushën e teknologjisë së informacionit, është kategorike ajo.

Të rinjtë që mund t'i bashkohen nismës duhet të jenë nga mosha 15 deri në 29 vjeç. Për më shumë informacion mund të kontaktojnë shoqatën “Qyteti im” përmes faqes së tyre në Facebook. Fushata do të vazhdojë deri në fund të shtatorit dhe do të jetë shumë e dobishme për të rinjtë ukrainas që kanë gjetur në Varna strehën e tyre nga tmerri i luftës.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Në Plovdiv prezantohen verërat e reja më të mira të Bullgarisë

Për tre ditë, nga 25 deri më 27 nëntor, Qyteti i Vjetër në Plovdiv pret edhe një herë festivalin më të madh të verërave turistike "Dеfile e verës së re". Festivali, i cili zhvillohet për të katërmbëdhjetën vit radhazi, është një kënaqësi e vërtetë..

botuar më 22-11-26 12.05.MD

Pazari Gjerman i Krishtlindjeve në Sofje – një iniciativë që lidh dhe bashkon

Atmosfera është shumë e këndshme – përhapet aroma e ëmbël e gjellëve të ndryshme gjermane dhe e verës tipike të zier me erëza; shihen dritat vezulluese, ndriçojnë sende të bukura të punuara me dorë në frymën e Krishtlindjes; muzika ngroh shpirtin..

botuar më 22-11-25 7.15.PD
Christina de Bruin

Christina de Bruin, UNICEF: Shumë nga fëmijët me aftësi të kufizuara në Bullgari nuk kanë akses në arsim

Të dielën, më 20 nëntor, në Katar filloi një nga forumet më të mëdha sportive – Kupa Botërore e Futbollit. Në këtë datë, me rastin e miratimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në vitin 1925 në Gjenevë, bota festoi edhe Ditën e Fëmijëve. Këtë..

botuar më 22-11-21 4.00.MD