Fjetja e Hyjlindëses, e quajtur ndryshe edhe Nëna e Madhe e Zotit, është një nga festat më të mëdha verore, të cilën Kisha jonë e kremton gjithmonë më 15 gusht (28 gusht, sipas stilit të vjetër). Festa e ka origjinën në Kishën e Jerusalemit dhe është një nga kremtet më të lashta, kushtuar Nënës së Zotit. Në ikonat, si dhe në liturgjinë festive në kishat tona ortodokse kushtuara Hyjlindëses, lavdërimi i Virgjëreshës arrin kulmin e tij. Në fshatrat ku ka një kishë ose një manastir nën mbrojtjen e saj, kjo ditë është veçanërisht solemne dhe pas Liturgjisë së Shenjtë Hyjnore, sipas traditës, shenjtërohet kurban për shëndet dhe bekim, mbahen tubime të fshatit dhe mblidhen familjet.
Në këngët tona popullore, legjendat dhe besimet, Nëna e Zotit është një nënë e drejtë, e dashur, e mëshirshme edhe për mëkatarët. Ajo gjithmonë është pranë njerëzve, i mbron, i udhëzon, u jep shenja se si të veprojnë, në cilën rrugë të shkojnë, nga çfarë të kenë kujdes. Jo rastësisht në lutjet e tyre, bullgarët e vjetër e thërrasin me emrat më përkëdhelëse plotë dashuri dhe ngrohtësi, si për një nënë amtare. Ajo besohet të jetë mbrojtësja e amësisë, grave dhe fëmijëve të tyre. Kjo është arsyeja pse Fjetja e Hyjlindëses është kryesisht një festë për nuset e reja që nuk kanë mbetur shtatzënë.
Dhe duke qenë se dita i kushtohet Nënës së Zotit, gratë nuk merren me punët e shtëpisë. Ato që nuk kanë ende fëmijë sjellin në kishë dhe i vendosin nën ikonën e shenjtores peshqir, përparëse, çorape të bëra vetë, lule. Dhe në manastiret ku ruhet imazhi i saj i mrekullueshëm çudibërës, mbahen vigjilje nate dhe procesione liturgjike në shenjë respekti dhe adhurimi për fuqinë e saj ndërmjetësuese.
Kështu ndodh edhe në Manastirin “Fjetja e Shën Mërisë” në fshatin Iskrec në rrëzë të majës Gradishte në malin Stara Pllanina. Më shumë për të mund të mësoni nga botimi i Radio Bullgarisë “Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses” në fshatin Iskrec”.
Përpilues: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Më 3 mars festojmë 147 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 1990 me vendim të Kuvendit Popullor. Traktati i Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, i..
Është e Diela e të Lidhurit të Djathit . Sipas traditës ortodokse, dita kremtohet çdo vit në prag të Kreshmës së Madhe, kur të krishterët falin njëri-tjetrin. Kjo është dita e fundit para kreshmës, në të cilën besimtarët mund të konsumojnë bulmetra..
Dita e Shpirtrave, ose Dita e të Vdekurve, është një ditë e rëndësishme për shumë të krishterë. Në këtë ditë kujtojmë të afërmit dhe të dashurit e ndjerë. Kjo është e para nga tre Ditët e Shpirtrave të vitit, e cila është quajtur nga populli..