Aftësi, talent dhe një dozë fat janë të mjaftueshme ndonjëherë për të realizuar ëndrrat tuaja më të çmendura.Pikërisht ato, si dhe mungesa e paragjykimeve në lidhje me origjinën, fenë apo besimet, e ndihmojnë bashkatdhetaren tonë Zarja Vrabçeva të fillojë të punojë në një studio të njohur dizajni londinez e angazhuar në projekte të rëndësishme në fushën e biznesit të argëtimit.
“Në punën time është shumë e rëndësishme mjeshtëria për të punuar në ekip me grupe të shumta e të ndryshme njerëzish. Prandaj është shumë e rëndësishme të përshtatem shumë shpejt dhe të mundohem që procesi i punës të zhvillohet mirë”- tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Zarja Vrabçeva. Duhet të jesh gati të pranosh, të marrësh parasysh dhe një pikëpamje tjetër, si dhe të mos të imponosh vetëm përfytyrimin tënd për gjërat.”
Pohon se, përpara se të fillojë këtë punë, e ka vërejtur biznesin e argëtimit me një adhurim vetëm anash, kurse sot është një pjesë nga ekipet, të cilat kanë realizuar disa nga ngjarjet më madhështore të skenës kulturore dhe muzikore nëpër botë. Mes tyre është turneu aktual i grupit Queen, krijimin e një salle të specializuar për një varg prej spektakleve multimediale të grupit ABBA të dashur prej brezave të tërë nëpër të gjithë botën, si dhe koncerti përpara pallatit Buckinghamnë lidhje me 70 vjetorin nga kurorëzimi i mbretëreshës Elizabeth II.
“Gushtin e kaluar me ne u kontaktuan nga BBC, të cilët ishin producentë të ngjarjes dhe së bashku me dy-tre studio të tjera konkurruese morëm pjesë në një konkurs – e kujton bullgarja ngjarjen, e cila tërhoqi miliona shikues nga e gjithë bota në kryeqytetin anglez në qershor. Pasi fituam dhe filluam punë, dispononim rreth 9 muaj që ta realizojmë. Ne nuk kemi pasur një takim direkt me përfaqësues të familjes mbretërore. Përveç muzikantëve, në skenë dolën artistë, njerëz nga rrethet sportive, kishte dhe një përzierje shumë të mirë prej muzikaleve, të luajtura në skenën e Londrës dhe në skenën botërore. Seleksionimi i interpretuesve ishte i jashtëzakonshëm - Alicia Keys, Elton John, Duran Duran dhe shumë të tjerë.”
Pavarësisht se mbi çfarë është duke punuar, Zarja për asnjë moment nuk i harron rrënjët e veta si dhe shtëpinë në Bullgari. Ajo i tregon secilit që e pyet nga vjen për vendin tonë.
“Gjithmonë prezantoj më të mirën nga vendi ynë, kurse ajo është e shumtë - si bukuritë e natyrës, të cilat i kam treguar me foto, kështu dhe kulturën dhe historinë tonë unikale. Njëherë, gjatë kohës së një prove, lëshova pjesë nga albumi i “Misterit të zërave bullgar” të gjithë ekipit dhe që të gjithë u mahnitën nga bukuria e madhe e kësaj muzike. Meqenëse vite të tëra me radhë jam marrë dhe me valle popullore, dhe kam incizime koncertesh, ua kam treguar të huajve të shumtë. U kam treguar madje dhe disa hapa.”
Mbase nuk do të befasoheni nëse e kuptoni se pas një komunikimi të ngjashëm me njerëz nga e gjithë bota, Zarja do që të realizojë idenë e saj tjetër krijuese pikërisht tek ne.
“Gjithmonë deri tani në çdo gjë të cilën e kam bërë, i kam drejtuar vetes pyetjen sesi përvoja të cilën e kam deri tani, mund ta përdor për diçka më të madhe dhe të rëndësishme për mua. Prandaj dhe mundësia për punë në Bullgari gjithmonë ka qenë në mendimet e mia. Më vjen shumë mirë kur kthehem këtu, të shikoj ndryshimet të cilat kanë ndodhur në jetën kulturore tek ne. Kam dhe një ide për një lloj të ri shfaqjeje, të cilën kisha mundësinë ta përjetoj kohët e fundit, por akoma nuk dua që të tregoj hollësira” - nuk i tregon plotësisht ëndrrat e saj Zarja e talentuar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook/zarya.v.zarya, EPA/BGNESMë 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..
Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..
Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..