Qindra njerëz me veshje të bardha, të renditur në formën e një rrethi janë duke vallëzuar me shikim drejtuar diellit - këtë pamje të paharrueshme do ta shohë kushdo që viziton Shtatë Liqenet e Rillës në gusht. Rituali quhet “Paneuritmia” dhe përmes tij ndjekësit e mësuesit Petër Dënov lidhen me natyrën dhe njëri-tjetrin.
Më 19 gusht anëtarët e Vëllazërisë së Bardhë mirëpresin Vitin e Ri Diellor dhe për këtë qëllim në zonën e liqenit "Veshka" mblidhen njerëz nga e gjithë Bullgaria dhe bota, të cilët së bashku kryejnë 28 ushtrimet e Paneuritmias nën tingujt e një muzike speciale.
Emri “Paneuritmia” e ka origjinën nga tre rrënjë - "pan" që do të thotë "e tërë, kozmike", "eu" - thelbi i vërtetë i gjërave, dhe "ritmia", që mban në vetvete idenë e muzikës së veçantë. Kur interpretohet nga shumë njerëz, Paneuritmia kërcehet në rrathë, që simbolizon bashkimin midis njerëzve dhe natyrës.
Petër Dënov, i njohur në mbarë botën edhe si Beinsa Duno (1864-1944), është krijuesi i një forme të vet të krishterimit ezoterik, e cila fitoi popullaritet të gjerë përtej kufijve të Bullgarisë.
Udhëheqësi shpirtëror bullgar më me ndikim ka lindur në familjen e priftit Konstantin Dënovski. Shkollimin e mesëm e kreu në Svishtov, më pas studioi në Universitetin e Bostonit në SHBA. Pas kthimit në Bullgari, Petër Dënov shkroi librin e tij të parë "Shkenca dhe edukimi", botuar në 1896. Në vitin 1914 ai mbajti fjalimin e tij të parë publik, me të cilin filloi serinë e leksioneve të së dielës "Forca dhe jeta". Për 30 vjet, në 1600 predikime të së dielës, ai foli për pesë virtytet kryesore në mësimet e tij - të vërtetën, dashurinë, drejtësinë, mençurinë dhe virtytin.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: EPA/BGNES, arkiv
Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..