Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rastet pozitive të Covid-19 vazhdojnë të ulen

Foto: BNR

Rastet e reja me Covid-19 për 24 orët e fundit janë 777. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, 13.8 për qind nga 5635 testet e kryera rezultuan pozitive.

Në spitale janë të shtruar 813 pacientë të infektuar, nga të cilët 52 janë në terapi intensive. 113 të infektuar me koronavirus u pranuan në spitale në 24 orët e fundit. Në po këtë periudhë vdiqën 3 persona me Covid të konfirmuar.

Në 24 orët e fundit u imunizuan 1309 veta kundër koronavirusit. Tashmë në vendin tonë janë 2 069 306 persona me ciklin e përfunduar të vaksinimit. Me doza përforcuese janë 867 533 veta dhe me gjilpërën e katërt 64 053.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një bienale ndërkombëtare me akuarel mbledh artistë nga 7 vende në Sofje

Nga data 2 deri më 20 tetor, në galerinë "Nuanca" të Sofjes do të mbahet edicioni i tretë i Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit. Ekspozita do të prezantojë veprat e 14 artistëve nga 7 vende - Australia, Bullgaria, Italia, Moldavia, Rusia, Tajvani..

botuar më 24-10-02 6.25.PD

Parashikimi i motit për 2 tetorin

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 12°, në Sofje 5°. Maksimumi do të jetë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet do të jetë 21°. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore ka kushte për ngrica në mëngjes. Gjatë ditës do të..

botuar më 24-10-01 6.20.MD

Airbus-i qeveritar evakuoi 80 bullgarë të tjerë nga Bejruti

Grupi i dytë prej 80 bullgarësh që donin të largoheshin nga Libani fluturuan nga Bejruti për në Sofje me Airbusin qeveritar. Avioni pritet të zbresë në Sofje pas orës 19:00. 89 bashkatdhetarë tanët dhe anëtarë të familjeve të tyre janë transportuar..

botuar më 24-10-01 6.03.MD