Ministrat e Energjisë të BE-së takohen në një mbledhje të jashtëzakonshëm në Bruksel. Ata do të diskutojnë propozimin e Komisionit Evropian për vendosjen e një tavani mbi çmimet e gazit rus. Shumica e vendeve anëtare janë kundër masës sepse nuk ka qartësi për pasojat ekonomike, pohoi Reuters, duke cituar burime diplomatike në Bruksel.
Megjithëse nuk është në resorin e tyre, ministrat e energjisë do të miratojnë anulimin e regjimit të lehtësuar të vizave me Rusinë, shpjegoi për BNR presidenca çeke e BE-së.
Në fjalimin e tij të rregullt të mbrëmjes, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi se që nga 1 shtatori, më shumë se 1000 kilometra katrorë prej territorit ukrainas janë çliruar nga pushtimi rus. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, thellësia e kundërofensivës pranë Harkovit drejt Izjumit ka arritur në 50 km.
Lawrence Freedman, një profesor i historisë ushtarake në Kolegjin Mbretëror të Londrës, komentoi për BNR se mbrojtja ruse pranë Harkovit u plas sepse komanda ruse e lejoi veten të befasohej nga ukrainasit.Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..