Tetë forca politike kanë shans për të hyrë në Parlamentin e ri, sipas një studimi sociologjik të Gallup International Balkan, i porositur dhe financuar nga BNR. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në dhjetëditëshin e parë të shtatorit, koalicioni GERB-SDS do të kishte marrë 25,9% dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin" - 19,2%. Vendin e tretë do të fitonin DPS dhe “Vëzrazhdane” me përkatësisht 11.5% dhe 11.3%. Pason BSP me 9,8% dhe “Bullgaria Demokratike” me 7,6%. Kanë shans për ta kaluar barrierën prej katër për qind "Ka një popull të tillë" (4.3%) dhe partia e re "Ngritja bullgare" e ish-kryeministrit teknik Stefan Janev (4.2%). Sipas anketës, vetëm 49% e votuesve, ose 2.6 milionë njerëz, shprehin dëshirë për të votuar.
“Mund të ketë një betejë serioze për të gjitha vendet, nuk ka mbaruar edhe beteja për vendin e parë”, komentoi për BNR Përvan Simeonov, drejtori ekzekutiv i Gallup International Balkan.GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..