Tetë forca politike kanë shans për të hyrë në Parlamentin e ri, sipas një studimi sociologjik të Gallup International Balkan, i porositur dhe financuar nga BNR. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në dhjetëditëshin e parë të shtatorit, koalicioni GERB-SDS do të kishte marrë 25,9% dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin" - 19,2%. Vendin e tretë do të fitonin DPS dhe “Vëzrazhdane” me përkatësisht 11.5% dhe 11.3%. Pason BSP me 9,8% dhe “Bullgaria Demokratike” me 7,6%. Kanë shans për ta kaluar barrierën prej katër për qind "Ka një popull të tillë" (4.3%) dhe partia e re "Ngritja bullgare" e ish-kryeministrit teknik Stefan Janev (4.2%). Sipas anketës, vetëm 49% e votuesve, ose 2.6 milionë njerëz, shprehin dëshirë për të votuar.
“Mund të ketë një betejë serioze për të gjitha vendet, nuk ka mbaruar edhe beteja për vendin e parë”, komentoi për BNR Përvan Simeonov, drejtori ekzekutiv i Gallup International Balkan.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..