Tetë forca politike kanë shans për të hyrë në Parlamentin e ri, sipas një studimi sociologjik të Gallup International Balkan, i porositur dhe financuar nga BNR. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në dhjetëditëshin e parë të shtatorit, koalicioni GERB-SDS do të kishte marrë 25,9% dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin" - 19,2%. Vendin e tretë do të fitonin DPS dhe “Vëzrazhdane” me përkatësisht 11.5% dhe 11.3%. Pason BSP me 9,8% dhe “Bullgaria Demokratike” me 7,6%. Kanë shans për ta kaluar barrierën prej katër për qind "Ka një popull të tillë" (4.3%) dhe partia e re "Ngritja bullgare" e ish-kryeministrit teknik Stefan Janev (4.2%). Sipas anketës, vetëm 49% e votuesve, ose 2.6 milionë njerëz, shprehin dëshirë për të votuar.
“Mund të ketë një betejë serioze për të gjitha vendet, nuk ka mbaruar edhe beteja për vendin e parë”, komentoi për BNR Përvan Simeonov, drejtori ekzekutiv i Gallup International Balkan.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..