Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lubomir Djakovski: "Kemi përgatitur programe interesante dhe të vlefshme"

Sezoni i ri i koncerteve të Filarmonisë së Plevenit

Foto: Filarmonia e Plevenit

Në sezonet e fundit, Filarmonia e Plevenit po përfshin në afishen e saj gjithnjë e më shumë projekte që realizon së bashku me institucione të ndryshme muzikore, solistë dhe dirigjentë të njohur. Midis tyre janë "Le të dëgjojmë kinema" një program i krijuar mbi këngë të bukura nga filmat e dashur bullgarë në aranzhim të Hristo Jocovit, “Bota e kinemasë në muzikë”, si dhe “Në botën e muzikës” në bazë të idesë dhe me pjesëmarrjen e Vesko Eshkenazit-koncert mjeshtër i Koncertgebau-Amsterdam e tjera. Nga Ljubomir Djakovski, drejtor i filarmonisë së qytetit Pleven mësojmë se, këto prodhime të përbashkëta mbeten në planin e repertorit të orkestrës dhe do të prezantohen në qytete të ndryshme të vendit, krahas me programe të reja dhe interesante. Mes dirigjentëve miq janë Grigor Pelikarov, Jordan Kamxhallov, Borisllav Jocov e të tjerë, si dhe Najden Todorov - drejtor i Filarmonisë së Sofjes, me të cilën Filarmonia e Plevenit ka një bashkëpunim të ngushtë.

Në fazën përfundimtare është përgatitja për vitin e ardhshëm 2023, gjatë të cilit orkestra do të festojë 70 vjet nga themelimi i saj. Këtij përvjetori të shënuar i janë kushtuar dhe disa nga koncertet e ardhshme. “Kemi përgatitur dhe programe koncertesh interesante dhe me vlerë”-thotë zoti Djakovski. Ja dhe akoma hollësi të tjera:

Najden Todorov do të dirigjojë gjatë tetorit “Simfoninë italiane” nga Mendelssohn dhe Koncertin për Piano nga Schumann me solist Fidosi Kerçev – pianist i ri dhe shumë i talentuar. Në tre koncerte kemi dhe një prani shumë të fortë të Plevenit në personin e muzikantëve të njohur, bashkëqytetarë tanë-pianistet Pllamena Mangova dhe Dora Delijska, si dhe dirigjenti profesor Pllamen Xhurov. Me ndihmën e Institutit Kulturor Italian dhe basit të njohur Orlin Anastasov, po përgatisim "Stabat Mater" nga Rossini, në lidhje me 230 vjetorin e lindjes së kompozitorit. Po vazhdon turneu kombëtar i filarmonisë së Plevenit me “Bota e kinemasë në muzikë”.

Këngët e "Puccinit" është një koncert që do ta realizojmë në galerinë e artit "Ilia Beshkov" në qytetin tonë. Marrin pjesë tenori Boris Llukov, pianistja Viliana Vëllçeva, kuarteti i harqeve nga Filarmonia e Plevenit, kori komunal "Gena Dimitrova". Presim me padurim dirigjentin Rosen Gergov, i cili do të vijë nga Vjena me tre djemtë e tij. Ata luajnë në violinë, piano dhe violonçel. Jam i sigurt se do të jetë një koncert i mrekullueshëm. Të mos të harrojmë dhe dy koncertet e pjesëmarrësve në klasën e mjeshtërisë të Mario Diaz, të cilët janë më 15 shtator në qytetin Pleven dhe më 16 shtator në sallën “Bëllgaria” në kryeqytet.

Gjatë ditëve të fundit filarmonia e qytetit Pleven për herë të dytë ishte mikpritëse e klasës vokale të mjeshtërisë të tenorit të njohur Mario Diaz dhe Vjara Shuperlieva-piano, pedagogë në “Mozarteum”-Austri. Kurse koncertet në Pleven  dhe në Sofje janë nën drejtimin e dirigjentit maestro Najden Todorov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Filarmonia e Plevenit




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Në fund të tokës"

Pak para remiksit të këngës “Të dy” nga Fabrizio Parisi, e cila vë fillimin e një projekti të tyre të përbashkët, këngëtarja Desi Dobreva prezantoi këngën e re origjinale “Në fund të tokës”. Muzika dhe teksti janë të sajat, për aranzhimin iu drejtua..

botuar më 25-01-12 7.30.PD

Vasko Vasilev-Bazilio në vitin e ri me kujtime dhe mirënjohje

Në mars 2023, këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio ishte i ftuar në Radio Bullgarinë me rastin e koncertit "Me hirin e këngës", kushtuar 40 viteve të veprimtarisë skenike. Vasko Vasilev - Bazilio dhe fuqia e bekuar e këngës Në fillim të vitit 2025 ju..

botuar më 25-01-09 7.15.PD

Paola e re dhe "Fuqia e dashurisë"

Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës. “Ideja është të tregojmë se të gjithë jemi të bukur ashtu siç jemi dhe se ajo që mbajmë në..

botuar më 25-01-09 6.15.PD