Mitropolia e Dorostolit i propozoi Sinodit të Shenjtë që Patriarku i Parë bullgar Damjan të shpallet shenjtor, njoftoi Mitropoliti Jakov.
Pas vdekjes së Mbretit Simeon, gjatë sundimit të pasardhësit të tij Mbretit Pjetri në 927 u arrit paqja me Bizantin . Më pas Kryepeshkopata bullgare u ngrit në gradën e patrikanës. Patriark i parë u shugurua Damjani, selia e të cilit ishte Dorostoll ose qyteti i sotëm Silistra. Besohet se një varr i gjetur vite më parë në një nga bazilikat e Silistrës është ai i Patriarkut Damjan.
Sot, rrënojat e Kishës së Katedrales dhe Pallatit Patriarkal janë në ajër të hapur me akses të lirë për t’u vizituar, por vetë varri është i mbuluar për qëllime konservimi.
Çdo vit më 18 janar Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shën Athanasin të Madh. Sipas kalendarit popullor festa quhet bullgarisht Zimen Athanasovden (Dita e Athanasit të Dimrit) dhe Sredi zima (Në mesë të dimrit). Sipas besimit, shenjtori largon dimrin. Që..
Kisha Ortodokse kremton Shen Antonin e Madh, një nga themeluesit e murgjërisë. Sipas legjendës, ai lindi në vitin 251 dhe jetoi 105 vjet. Pas një lufte të gjatë shpirtërore, ai arriti shenjtërinë dhe u nderua nga Zoti me dhuratën e shërimit. Shën..
Vuajtja më e madhe e shekullit të 20-të ishte Lufta e Dytë Botërore. Një faqe e tmerrshme e historisë së saj është gjenocidi i miliona hebrenjve gjatë Holokaustit. Mësimet e përgjakshme të shekullit të kaluar çojnë në nënshkrimin e Konventave të..