Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 22 shtatorin 2022

Moti shumëngjyrësh vjeshte për Ditën e Pavarësisë

Foto: BGNES

Të enjten temperaturat minimale do të jenë prej 4 deri në 9°. Ka rrezik për ngrica në disa fusha. Më i ngrohtë do të jetë mëngjesi përgjatë Detit të Zi me temperatura 10-12°, në Sofje do të jetë 3°. Gjatë ditës do të ketë vranësira të ndryshueshme me reshje të mundshme të dobëta shiu. Temperaturat do të arrijnë në 14-19°, në Sofje rreth 14°.

bregdetin e Detit të Zi në jug do të mbajë vranësira me reshje shiu deri në mesditë. Në veri do të jetë me diell. Temperaturat do të arrijnë deri në 18-20°. Uji i detit është 15° nga veriu në 22° në jug. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.

male do të mbajë vranësira me reshje të dobëta, mbi 1800 metra dhe me borë. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 9°, në 2000 m rreth 1°.

Ditën e premte moti nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme. Të shtunën dhe të dielën do të jetë me diell.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve për votim jashtë vendit përfundon në mesnatë

Më 1 tetor në mesnatën me orën bullgare përfundon afati për bullgarët që jetojnë jashtë vendit për të aplikuar për hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Sipas ligjit, në përfaqësitë diplomatike dhe..

botuar më 24-10-01 10.16.PD

Bullgarët u evakuuan nga Libani me aeroplan qeveritar, pritet një fluturim i ri

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me aeroplanin qeveritar Airbus mbrëmjen e së hënës. Në grupin e parë, që numëron 89 persona, janë kryesisht familje, nëna me fëmijë dhe të moshuar. Ata u pritën nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...

botuar më 24-10-01 9.43.PD
Ministri Vlladimir Malinov

Vënë në funksion tregtar terminalin e gazit të lëngshëm në Aleksandropolis

Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime reale të gazit natyror për të siguruar funksionim pa probleme. Hapja ishte planifikuar për në..

botuar më 24-10-01 6.15.PD