Të enjten temperaturat minimale do të jenë prej 4 deri në 9°. Ka rrezik për ngrica në disa fusha. Më i ngrohtë do të jetë mëngjesi përgjatë Detit të Zi me temperatura 10-12°, në Sofje do të jetë 3°. Gjatë ditës do të ketë vranësira të ndryshueshme me reshje të mundshme të dobëta shiu. Temperaturat do të arrijnë në 14-19°, në Sofje rreth 14°.
Në bregdetin e Detit të Zi në jug do të mbajë vranësira me reshje shiu deri në mesditë. Në veri do të jetë me diell. Temperaturat do të arrijnë deri në 18-20°. Uji i detit është 15° nga veriu në 22° në jug. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.
Në male do të mbajë vranësira me reshje të dobëta, mbi 1800 metra dhe me borë. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 9°, në 2000 m rreth 1°.
Ditën e premte moti nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme. Të shtunën dhe të dielën do të jetë me diell.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..