Në orën 7:00 filloi dita e zgjedhjeve, në të cilat bullgarët duhet të zgjedhin 240 përfaqësuesit e tyre në Legjislaturën e 48-të Kuvendit Popullor. Ky është votimi i katërt parlamentar në 18 muajt e fundit.
Në garën e parakohshme parlamentare marrin pjesë 22 parti dhe 6 koalicione. Kandidatët për deputetë janë 6624, mbizotërojnë kandidatët meshkuj (4670), femrat janë 1954. Ata do të luftojnë për votat e pak më shumë se 6.6 milionë votuesve. Të drejtën e votës në zgjedhje e kanë shtetasit bullgarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç, të cilët nuk janë në provë dhe nuk janë duke vuajtur dënim me burg. Personat me status të rezidentëve të përhershëm në Republikën e Bullgarisë, të cilët nuk janë shtetas bullgarë, nuk kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet për përfaqësues të popullit.
Votimi kryhet me makina në të gjitha qendrat e votimit me mbi 300 zgjedhës.
Në vend ka 11 636 qendra votimi, nga të cilat 9.396 janë të pajisura me nga një makineri dhe në 2 240 do të mund të votohet me dy pajisje elektronike, ka llogaritur BGNES.
755 vendvotime do të hapen në 62 shtete jashtë vendit, njoftoi Ministri i Punëve të Jashtme nga qeveria teknike Nikollaj Millkov. Në 300 prej tyre votimi do të bëhet me makineri, në të tjerat do të përdoren fletëvotime prej letre.
Sipas ligjit, dita e zgjedhjeve përfundon në orën 20:00, por jo më vonë se ora 21:00, kur para seksionit ka votues që ende nuk kanë votuar.
Katër agjenci sociologjike do të bëjnë sondazhe në ditën e votimit, por rezultatet e exit poll-ve do të shpallen pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të shpallë votat e marra dhe ndarjen e mandateve ndërmjet partive dhe koalicioneve jo më vonë se 4 ditë pas votimit.
Mbi 1000 vëzhgues ndërkombëtarë dhe 18 organizata janë duke e monitoruar drejtësinë e procesit zgjedhor në vendin tonë, tha Rosica Mateva, zëvendëskryetare e KQZ-së.
Sot në publiket e saj në dhjetë gjuhë Radio Bullgaria do të pasqyrojë ditën e zgjedhjeve brenda dhe jashtë vendit dhe do t'u japë një platformë bashkëbiseduesve me këndvështrime të ndryshme për procesin zgjedhor në Bullgari.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, arkiv
Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot në hapjen e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat në Bullgari. Në mesazhin e tij "me..
Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të..
Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar..
Cili është niveli i decibelit të një motori avioni ose të një pëshpëritjejе, një bisede normale, të lëvizjes së një makine me shpejtësi 60 km/h, të një..
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka përqendruar vëmendjen në fushën e diplomacisë dhe mundësinë e shmangies së përshkallëzimit dhe..