Një apel për bullgarët në mbarë botën që sot të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të japin votën e tyre për të ardhmen e Bullgarisë, bëri në rrjetin social Facebook Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, Rajna Manxhukova.
“Ju drejtohem atyre prej jush që keni lindur në Bullgari, por keni ZGJEDHUR të jeni jashtë vendit – pavarësisht se kur, për çfarë arsye dhe sa kohë planifikoni të qëndroni atje – mbani mend se kjo është ZGJEDHJA JUAJ. Kjo nuk është zgjedhja e fëmijëve tuaj, të cilët ndoshta sot ndjekin shkollat bullgare të së dielës, të cilat, nga ana tjetër, ekzistojnë falë atyre prej jush që e konsiderojnë veten pjesë të Bullgarisë, por edhe falë mbështetjes financiare të Bullgarisë. Nesër, fëmijët tuaj mund të zgjedhin të kthehen dhe të jetojnë në Bullgari. Çfarë do të jetë varet nga ju sot. Nga fakti nëse do të shkoni sot në qendrat e votimit”.
Ka edhe një mesazh të veçantë për bullgarët nga diaspora historike, të cilët kanë ruajtur shpirtin, traditat dhe vetëdijen bullgare me shekuj, dhe në një moment zgjodhën të bëhen qytetarë bullgarë:
“Pavarësisht se ku jeni në këtë moment – në vendin tuaj, në Bullgari apo diku tjetër – ju gjithashtu keni mundësinë të votoni në çdo seksion jashtë vendit. Përpara se të vendosni se kjo nuk ju shqetëson, ju kërkoj të mendoni se për çfarë arsye keni kërkuar shtetësinë bullgare, çfarë ju ka dhënë dhe çfarë i keni dhënë Bullgarisë.
...Unë vetë aplikova për nënshtetësinë bullgare 30 vjet më parë për një arsye të vetme - për të pasur të drejtën e votës. Pasi vendosa të jetoj në Bullgari, doja të kisha mundësinë të merrja pjesë në ndërtimin e së ardhmes së vendit. Dhe gjithnjë e kam ushtruar këtë të drejte timen.
Edhe sot votova. ... Bullgaria ka nevojë për votën e secilit prej jush”, apelon Rajna Manxhukova.
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..