Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rajna Manxhukova: Bullgaria ka nevojë për votën e secilit prej nesh

Rajna Manxhukova
Foto: Arkiv personal

Një apel për bullgarët në mbarë botën që sot të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të japin votën e tyre për të ardhmen e Bullgarisë, bëri në rrjetin social Facebook Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, Rajna Manxhukova.

“Ju drejtohem atyre prej jush që keni lindur në Bullgari, por keni ZGJEDHUR të jeni jashtë vendit – pavarësisht se kur, për çfarë arsye dhe sa kohë planifikoni të qëndroni atje – mbani mend se kjo është ZGJEDHJA JUAJ. Kjo nuk është zgjedhja e fëmijëve tuaj, të cilët ndoshta sot ndjekin shkollat ​​bullgare të së dielës, të cilat, nga ana tjetër, ekzistojnë falë atyre prej jush që e konsiderojnë veten pjesë të Bullgarisë, por edhe falë mbështetjes financiare të Bullgarisë. Nesër, fëmijët tuaj mund të zgjedhin të kthehen dhe të jetojnë në Bullgari. Çfarë do të jetë varet nga ju sot. Nga fakti nëse do të shkoni sot në qendrat e votimit”.

Ka edhe një mesazh të veçantë për bullgarët nga diaspora historike, të cilët kanë ruajtur shpirtin, traditat dhe vetëdijen bullgare me shekuj, dhe në një moment zgjodhën të bëhen qytetarë bullgarë:

“Pavarësisht se ku jeni në këtë moment – ​​në vendin tuaj, në Bullgari apo diku tjetër – ju gjithashtu keni mundësinë të votoni në çdo seksion jashtë vendit. Përpara se të vendosni se kjo nuk ju shqetëson, ju kërkoj të mendoni se për çfarë arsye keni kërkuar shtetësinë bullgare, çfarë ju ka dhënë dhe çfarë i keni dhënë Bullgarisë.

...Unë vetë aplikova për nënshtetësinë bullgare 30 vjet më parë për një arsye të vetme - për të pasur të drejtën e votës. Pasi vendosa të jetoj në Bullgari, doja të kisha mundësinë të merrja pjesë në ndërtimin e së ardhmes së vendit. Dhe gjithnjë e kam ushtruar këtë të drejte timen.

Edhe sot votova. ... Bullgaria ka nevojë për votën e secilit prej jush”, apelon Rajna Manxhukova.

Përpilues: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD