Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në Shqipëri do të jenë pjesë e projektit të ri muzikor të Iliya Lukov

Iliya Lukov prezanton projektin e tij të ri "Zërat e Bullgarisë dhe Shqipërisë" në qytetet e Korçës dhe Elbasanit

Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë

Një javë pasi bashkatdhetarët tanë në Shqipëri morën pjesë në procesin zgjedhor në Bullgari, ata kanë mundësinë të bëhen pjesë e një tjetër eventi. Këtë herë fokusi është te folklori bullgar, por jo vetëm.

Këngëtari popullor Iliya Lukov do të prezantojë në datat 8 dhe 9 tetor projektin e tij të ri “Zërat e Bullgarisë dhe Shqipërisë” në qytetin e Korçës dhe Elbasanit, mësuam nga një publikim i Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Tiranë.

Ai do të dalë në skenë së bashku me këngëtaret e muzikës popullore Natalija dhe Tatjana Petkovi, Valeria Momçillova, si dhe me grupin e valltarëve "Mezdra".

Në kërkim të pikave të kontaktit me këngën dhe vallet popullore shqiptare, në projektin e ri muzikor të Iliya Lukovit, së bashku me këngëtaret popullore Natalija dhe Tatjana Petkovi, Valerija Momçilova dhe grupin e valltarëve "Mezdra", do të përfshihen ansamble dhe interpretues shqiptarë.

Ansambli artistik “Skënderbeu” dhe këngëtarja e muzikës popullore Laxarela Deti do të performojnë në skenën e Korçës, kurse në Elbasan - Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore “Isuf Myzyri”, këngëtarët folklorikë vëllezërit Zena, Eglantina Toska dhe Dritan Mustafaraj.

Një pikë e veçantë në program do të jenë përfaqësuesit e pakicës kombëtare bullgare, të cilët do të prezantojnë në skenë edhe disa nga këngët dhe vallet e tyre tradicionale.

Ftesa për aktivitetin me hyrje falas është për të gjithë ata që e duan folklorin bullgar dhe atë shqiptar.

Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Gjithçka ishte për të mirë"

Në prag të pranverës dy nga këngëtaret e njohura bashkëkohore bullgare - Mihaella Fileva dhe Dara Ekimova - u prezantojnë fansave të tyre një këngë të përbashkët. Përveç faktit që zërat e tyre tingëllojnë së bashku për herë të parë, ato janë edhe..

botuar më 24-03-08 7.45.PD
Konushenski Orkestër

80 vjetori i klarinetistit Nikolla Iliev

Më 7 mars shënojmë 80-vjetorin e lindjes së një prej klarinetistëve më të njohur të muzikës popullore bullgare - Nikolla Iliev. I lindur më 7 mars 1944 në fshatin Konush të rajonit të qytetit Asenovgrad, ai u rrit në një familje të përkushtuar ndaj..

botuar më 24-03-07 6.55.PD

Lili Ivanova me një koncert në sallën legjendare "Flagey" në Bruksel

Pas një pauze dhjetëvjeçare, ylli i estradës bullgare, Lili Ivanova, do të mbajë sërish një koncert të madh në Bruksel. Ngjarja është më 6 mars në orën 20:00 me orën lokale në sallën legjendare "Flagey" të kryeqytetit belg dhe është nën patronazhin e..

botuar më 24-03-06 10.50.PD