Njerëzit gjithnjë e më shumë po zgjedhin opsionin “Nuk mbështes askënd”, komentoi për televizionin “Nowa News” zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Cvetozar Tomov. Në zgjedhjet e mëparshme me të votuan rreth 35 mijë persona, rritja e kësaj vote është mbi 50 për qind. 3.4% e të gjithë votuesve zgjodhën këtë opsion. Ky është pothuajse një grup i tërë parlamentar, në zgjedhjet e ardhshme mund të fitojnë edhe mandate, tha Tomov. Sipas sociologut, pjesëmarrja në votime prej 39.4 për qind është relative. Ajo llogaritet në bazë të votuesve në listë që kanë votuar. Por bullgarët jashtë vendit nuk mund të numërohen. Ai tha se është mirë të formohet një qeveri për të qeverisur të paktën deri në zgjedhjet lokale në vjeshtën e vitit 2023.
Presidenti Rumen Radev emëroi qeverinë e re të përkohshme, shpërndau Kuvendin Popullor dhe caktoi zgjedhjet parlamentare për 2 prillin. Në krye të kabinetit mbetet Gëllëb Donev, punën e të cilit do ta përkrahin ministrat e kabinetit të tij të..
Një raketë ruse goditi qytetin Kramatorsk në rajonin e Doneckut mbrëmë dhe vrau tre civilë, njoftoi agjencia e lajmeve UNIAN. Sipas të dhënave të fundit, 20 persona u plagosën. Raketa goditi tetë ndërtesa banimi – njëra prej tyre u shkatërrua dhe..
Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, gjatë 24 orëve të fundit u zbuluan 60 raste me koronavirus nga 3009 testime të kryera. 2 për qind e mostrave rezultuan pozitive. 57 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër..