Në lidhje me informacionin që u shfaq në mediat bullgare se qeveria e përkohshme do të blejë avionë “Gripen” nga Suedia, ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov deklaroi në një konferencë se qeveria e përkohshme nuk blen avionë. Ajo mbledh oferta dhe synimi është që këto oferta t’i paraqesë Kuvendit Popullor për të marrë një vendim të informuar për të ardhmen e aviacionit luftarak në Bullgari. Katër vende janë të ftuara të paraqesin oferta për avionë të përdorur - Suedia, Franca, Izraeli dhe SHBA. Për momentin ka përgjigje dhe u zhvilluan takime pune me Francën dhe Suedinë, ende pritet informacion nga dy vendet e tjera, theksoi ministri. Ai kujtoi që në gusht njoftoi se aviacioni luftarak bullgar është në një situatë jashtëzakonisht të vështirë. Sipas tij, pas marrjes së ofertave, ato do të analizohen dhe do të paraqiten në Kuvendin Popullor dhe vetëm pas miratimit të tij do të zhvillohen negociatat për një kontratë specifike.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..