2022 është një vit i veçantë për marrëdhëniet bullgaro-armene. Vendi ynë njohu pavarësinë e Armenisë më 23 dhjetor 1991 dhe marrëdhëniet diplomatike u vendosën më 18 janar 1992. Gjatë viteve u nënshkruan dhjetëra marrëveshje dhe memorandume në të gjitha sferat, ndërsa komisioni ndërqeveritar bullgaro-armen për tregti-ekonomi dhe bashkëpunimin shkencor-teknik luan një rol të konsiderueshëm për aktivizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Dy vendet tona po ecin përpara me një vendosmëri për të ruajtur afërsinë. Gjatë 30 viteve të fundit, ata kanë krijuar një mekanizëm pune për bashkëpunim dhe ne po punojmë pa u lodhur për të forcuar më tej partneritetin tonë”, vuri në dukje Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Armenisë në Bullgari, Shkëlqesia e Tij Armen Edigarian, gjatë hapjes së ekspozitës "Kujtesa" në Sofje.
Armenët janë pakica e katërt më e madhe në Bullgari. Sipas të dhënave nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, ata janë 5235, dhe sipas të dhënave jozyrtare të siguruara nga Ambasada e Republikës së Armenisë në Sofje, ata numërojnë rreth 30 mijë persona (përfshirë shtetasit e Armenisë).
“Komuniteti armen në Bullgari ruan rolin e tij specifik si urë lidhëse midis dy vendeve tona. Kujtesa historike është me rëndësi të madhe dhe përcakton natyrën dhe forcën e marrëdhënieve tona. Dy popujt tanë ndajnë vlerat evropiane, afërsinë kulturore dhe respektin dhe mirëkuptimin e thellë të ndërsjellë”, theksoi Armen Edigarian.
Lidhjet kulturore midis dy popujve tanë janë të një rëndësie të madhe. Në fillim të tetorit, ambasadori Armen Edigarian hapi ekspozitën "Kujtesa", kushtuar 100 vjetorit të zhvendosjes masive të refugjatëve armenë në Bullgari dhe 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
"Këto janë raste të mrekullueshme për të menduar mbi forcën dhe tërheqjen kulturore të kombit armen dhe për të vlerësuar marrëdhëniet tona me Bullgarinë dhe popullin vëlla bullgar," vuri në dukje diplomati.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin 2021, tregtia me Armeninë arriti në 42 556 milionë dollarë. Vajrat e naftës, detergjentët, ilaçet, traktorët zënë përqindjen më të madhe të eksporteve. Vendi ynë importon kryesisht pije alkoolike, verëra, qeramikë, lëndë druri nga Armenia. Interesi i sipërmarrësve bullgarë për Armeninë është në rritje, dhe investimet direkte armene në Bullgari për vitin 2021 janë 15.4 milionë euro.
Rëndësi të madhe për stimulin e partneritetit ka zgjerimi i ndërlidhjes së transportit në rajonin e Detit të Zi dhe Kaukazit. Megjithatë, regjimi i vizave dhe mungesa e një lidhjeje direkte me avion mes Sofjes dhe Jerevanit vështirësojnë lidhjet dypalëshe turistike. Fluturimet mes dy kryeqyteteve u diskutuan që në vitin 2020, por ende nuk janë bërë realitet.
Për sa i përket përshkallëzimit të tensionit prej dekadash përgjatë kufirit me Armeninë, ambasadori Armen Edigarian deklaroi kategorikisht:
"Forcimi i shtetësisë së pavarur, sovranitetit dhe demokracisë, vendosja e paqes dhe stabilitetit të drejtë në rajon mbeten prioriteti numër një i qeverisë armene, pavarësisht shumë sfidave, duke përfshirë agresionin e vazhdueshëm të Azerbajxhanit kundër territorit sovran të Armenisë."
Ambasadori Edigarian u bëri edhe një urim bullgarëve dhe armenëve:
“Na uroj të gjithëve për këtë përvjetor të rëndësishëm dhe urimet më të mira për përparim dhe sukses për bullgarët dhe armenët. Rroftë miqësia e përjetshme midis Armenisë dhe Bullgarisë!”.
Tërë përshëndetjen solemne të ambasadorit të Republikës së Armenisë, Armen Edigarian, mund ta dëgjoni në faqen e "Radio Bulgarisë" në gjuhën angleze.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Ambasada e Republikës së Armenisë në Sofje, Desisllava SemkovskaUniversiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes,..