Fillon puna për krijimin e një harte investimi për riindustrializimin e Bullgarisë, e cila do të bazohet në lëndët e para të nxjerra në vend. Për këtë u pajtuan ministri i ekonomisë dhe industrisë Nikolla Stojanov dhe Dhoma Bullgare e Minierave dhe Gjeologjisë. Sipas Stojanov, Bullgaria ka sasi të mëdha të burimeve nëntokësore, të cilat aktualisht përdoren tërësisht për eksport dhe këto janë përfitime të humbura për ekonominë bullgare. Ideja e qeverisë është të tërheqë investitorët duke përdorur burimet lokale sa më afër tyre. Kjo do të rrisë edhe të ardhurat e popullsisë në të gjitha rajonet, theksoi ministri.
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës, vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi, ndërsa pas mesditës në shumë zona të Bullgarisë..
Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova do të vizitojë Bullgarinë më 13 shtator, njoftoi BTA, duke cituar informacione nga Zyra e Presidentit në Shkup. Në kuadër të vizitës së saj në kryeqytetin bullgar,..
Gjykata e Lartë Administrative hodhi poshtë ankesën e koalicionit rreth Ahmed Dogan - "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS", kundër refuzimit të KQZ-së për ta regjistruar atë për pjesëmarrje në zgjedhjet e 27 tetorit. Vendimi vjen vetëm një..
Njëzet piktorë do të marrin pjesë në Festivalin Lucky Hunt Sofia Graffiti më 14 dhe 15 shtator. Ata do të pikturojnë më shumë se 1000 metra katror..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave...
Të shtunën do të fryjë erë veriperëndimore në të gjithë vendin. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme deri të konsiderueshme, në zonat malore dhe në..